Protestuesit e Zharrëz, të cilët mbërritën në Durrës ndalesën e fundit e kanë tek Ministria e Energjitikës në Tiranë.
Pas deklaratave të opozitë se “i presim që të bashkohemi”, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Një prej personave në grupin e marshuesve ka thënë se do të protestojë më vete.
“Ju kërkoj të mos na përmendni më te çadra e atyre legenave. Ne jemi për hesap tonë. Do protestojmë për hallet tona në vend tjetër”, është shprehur ai.
Grevistë e fshatit Zharrëz kërkojnë dëmshpërblim pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme për shkak të shpërthimeve nëntokësore të kompanisë “Bankers Petroleum” për nxjerrjen e naftës.