Pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, me magnitudë 5.8, që shkaktoi dëme të mëdha materiale, edhe shteti fqinj Italia i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian që i kanë ofruar Shqipërisë ndihma.
Ditën e sotme kanë mbërritur në Durrës ndihmat italiane për personat e prekur nga tërmeti.
Lajmin e bën të ditur ambasada italiane, e cila në një postimi në Facebook shkruan: “Sapo mbërritën në Durrës edhe ndihmat italiane në kuadër të mekanizmit europian si pasojë e tërmetit në Shqipëri! ??????”.