Pas largimit të Cristiano Ronaldos, mediat spanjole raportojnë se do të jetë pikërisht Neymar, futbollisti që do të marrë vendin e CR7-ës te Reali, ndërsa Perez po përgatit një ofertë prej rreth 250 milionë eurosh për kartonin e tij.
Pas shkëlqimit të Mbappesë në Kupën e Botës, Neymar nuk cilësohet më si i pashitshëm nga presidenti i PSG-së, por edhe nga trajneri Tuchel, që vlerëson më shumë disponibilitetin e francezit, sesa tekat e brazilianit.
Aktualisht Neymar është me pushime dhe vetëm më pas pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e të dy skuadrave, për të diskutuar mbi kushtet e transferimit.
Gjithsesi, Perez ka gati edhe planin B, nëse nuk do të arrijë dot te Neymar. Bëhet fjalë për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard, i cili ka shprehur edhe vetë dëshirën për t’u larguar nga Londra dhe për të nisur një eksperiencë të re në Madrid.