Do të mbahet ditën e sotme samiti i Ohrit, në të cilin Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të diskutojnë marrëveshjen e “Mini-Shengenit Ballkanik”.
Pritet që në orën 12:00 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të shteteve.
Në axhendën e samitit është parashikuar që pjesëmarrës do të jenë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim, madje kritikoi edhe Ramën.