Zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj jep detaje për provimin në një konferencë për shtyp
Ajo u shpreh që nesër në orën 10:00 maturantët do zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore që zgjat 2 orë e 30 minuta. Provimi do bëhet nga 39246 maturantë ku 1146 janë të mbartur nga vitet e kaluara.
Procesi do të administrohet nga 5 qendra manaxhimi korrigjuese. Gjithashtu, Malaj këshillon maturantët që të mos dëmtojnë kodin e sekretimit. Ky proces mbaron në datën 24 qershor.