Matilda si dëshmi e çmendinës tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Matilda si dëshmi e çmendinës tonë

22:53 | 25/10/2016
në Shqiperi
0

“Gelina” ishte emri i personazhit që do të luante në filmin “Muri i gjallë”, aktorja Matilda Makoçi. Në një prej ditëve të xhirimeve, ajo u zhduk. Ja si e rrëfen regjizori i filmit Muharrem Fejzo, takimin e fundit me aktoren Matilda Makoçi.

rama-makoci

“Do të nisem për në Greqi. Kam një hall të madh…të më kuptoni… – dhe duke i tërhequr zvarrë fjalët e fundit, me lot në sy, u zhduk e përcjellë nga Edi, i cili në ecje e sipër vazhdonte të na hidhte disa vështrime të ftohta. Kushedi ç’fjalë gatuheshin në shpirtin e saj. Që nga ajo kohë më humbi nga sytë sot e kësaj dite. Punë e tyre.”

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Prej asaj kohe, Matilda Makoçi nuk u shfaq më në skenat shqiptare për t’u rikthyer këto ditë tetori pas 26 vitesh në një ekspozitë ku recitoi disa poezi.

Matilda Makoçi ishte një aktore shumë e dashur për publikun shqiptar të vitive ‘80.

Ishte një aktore simpatike që u largua prej vitit 1990 nga Shqipëria duke lënë pas ato role të ndjera që ka luajtur në disa prej filmave më të rëndësishëm shqiptarë. Prej 26 vitesh askush nuk e dinte me saktësi se çfarë bënte dhe cila ishte jeta e saj.

Në media janë shkruar shumë versione mbi atë çfarë ajo ka përjetuar prej ndarjen me ish-bashkëshortin e saj, sot kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. Por ajo kurrë nuk është shfaqur në media të thotë versionin e saj.

Ka pak ditë që Matilda është rishfaqur në skenat e artit në Shqipëri. Është pritur me shumë zhurmë në media. Kjo zhurmë nuk lidhet shumë me kohën, kur ajo ishte artiste apo me kohën, kur mungoi, por është e lidhur pikërisht me atë çfarë ajo mendon për Edi Ramën, ish-bashkëshortin e saj, sot kryetar i qeverisë.

Ajo që bie në sy është fakti se mediat pranë kryeministrit e kanë promovuar të parat kthimin e Matildës në skenë dhe pikërisht këtu nis edhe debati. Askujt nuk i ka bërë përshtypje intepretimi në recitimin e disa poezive në një ekspozitë pikture, e quajtur “Harem”, por vëmendja e mediave pranë kreut të qeverisë është përqendruar pikërisht tek ajo çfarë duhet të thoshte Matilda për kryeministrin, ish-bashkëshort i saj, babai i djalit të tyre, Greg.

“Edi Rama ka qenë shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”, tha Matilda.

matilda-e-bukur

Prej këtu nisin të shfaqen copëzat e çmendinës tonë. Një shpërthim histerik me gjithfarë lloj hamendësimesh për bashkëjetesën e saj me kryeministrin Rama, kohë kur ata lindën djalin e tyre Gregorin, i cili ka të gjithë të drejtën që të mos cënohet as nga media, as nga politika, e as nga babai i tij.

Duket sikur edhe vetë kryeministri e ka preferuar një debat të tillë. Nëse Rama nuk do ta donte një rikthim të Matildës në skenë, bashkë me zhurmën që e pasoi, pa asnjë dyshim nuk do të ndodhte, sepse kaq gjë e ka në dorë. Aq më tepër, kur ish-bashkëshortja e tij, megjithë hijet e historisë së tyre të përbashkët në të shkuarën, shfaqet pikërisht në mediat më afër tij. Ndërkohë që TVSH ka disa ditë që transmeton filma, ku luan Matilda Makoçi. Ta jetë rastësi vallë…?

Të jetë rastësi që mediat pranë Ramës t’i qepen hap pas hapi një ekspozite pa ndonjë peshë specifike në botën shqiptare të artit, e cila ka sjellë në disa recitime Matildën?!  E pasi i ka recituar do vargje, ajo pastaj i përgjigjet po këtyre mediave të kryeminiisrtit edhe për çfarë i ndodhi në rininë e saj, kur bashkëudhëtar me ëndërrat kishte edhe Edi Ramën…?

Nga njëra anë janë mediat kundër Ramës që e stigmatizojnë atë dhe nga ana tjetër mediat pranë tij që promovojnë të shkuarën e tij, të cilën me ç’duket po kërkon ta kthejë në një tjetër formë, pasi në atë që ka ekzistuar nuk e bën shumë krenar. Janë dy anë të një vendi që ngjan me çmendinën e ku enden si personazhe kalimtare, të gjitha “Matildat” që na shfaqen si filozofia, përmes të cilës drejtohet shoqëria jonë.

Me historinë e saj të brishtë, Matilda na shfaqet sot për të risjellë me “nostalgji”, një  copëz të vogël të jetës që  “pikturoi” shoku i ëndërrave të rinisë së saj, Edi Rama. Ne të tjerëve na mbetet të presim e të shohim sa e ngjashme do të jetë “piktura” e Shqipërisë pasi Rama ta ketë lënë drejtimin e saj.

matilda-makoci-rikthim_1477221822-5036116

Etiketa: edi ramaGelinaGregor RamaHaremMatilda MakoçiMuharrem FejzoMuri i gjallëxhirime

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ferri komunist/ Si e torturoi hetuesi Baudin Kazani 36 orë pa u ndalur të pandehurin Koço Xhuma

Burgu i Spaçit, kujtesa e shitur për skrap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com