Mathew Palmer: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mathew Palmer: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten

19:02 | 28/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në prag të zgjedhjeve të kontenstuara vendore në Shqipëri, për të cilat qeveria njeh si datë 30 qershorin, ndërsa opozita nuk e njeh dhe në kushtet kur presidenti Ilir Meta ka shpallur një datë tjetër, 13 tetorin, një diplomat i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se pritshmëria e Uashingtonit është që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor dhe më pas mosmarrëveshjet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer bën thirrje për shmangien e dhunës më 30 qershor, duke shtuar se udhëheqësit e partive do të mbahen përgjegjës për dhunën e përkrahësve të tyre. Me zotin Palmer bisedoi shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.

Zëri i Amerikës: Zoti Palmer, faleminderit për mundësinë për këtë intervistë. Le të fillojmë me lajmin e fundit. Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin. Kryeministri Rama këmbëngul për 30 qershorin. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit, a duhet të shtyhen zgjedhjet?

Mathew Palmer: Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.

Read more

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Zëri i Amerikës: Çfarë legjitimiteti do të kenë këto zgjedhje ndërsa në gjysmën e bashkive do të ketë vetëm një kandidat dhe votuesit nuk do të kenë alternativë për të zgjedhur?

Matheë Palmer: Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar nga mundësia e dhunës më 30 qershor?

Mathew Palmer: Absolutisht. Dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Protestat paqësore janë pjesë e qeverisjes demokratike. Kjo është shumë normale. Ne e pamë më 21 qershor se opozita është plotësisht e aftë të paraqesë argumentet e veta në mënyrë paqësore, në një mënyrë që përputhet me praktikat demokratike. Ne duam të shohim që edhe në 30 qershor ngjarjet të zhvillohen pa dhunë. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë këtë të qartë përkrahësve të tyre.

Zëri i Amerikës: Më parë ju keni thënë se udhëheqësit e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi nëse ka dhunë, se ata do të jenë personat përgjegjës për të. Ka patur njoftime në shtyp për udhëheqësit e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI-së, se në qoftë se ka përpjekje me dhunë për të bllokuar zgjedhjet e së djelës, partitë e tyre do të rrezikonin të futeshin në listën e Shteteve të Bashkuara të organizatave që janë objekt sanksionesh nga Uashingtoni. A ekziston një rrezik i tillë për to?

Matheë Palmer: Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme.

Zëri i Amerikës: Përpara se të shpallte datën e re, presidenti Meta u takua me përfaqësues të disa ambasadave të vendeve kryesore në Tiranë, por duket se ai nuk ftoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ose ambasadës italiane. Në të kaluarën presidenti Meta ka bërë kritika relativisht të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar duke u shprehur se “nëse dikush kërkon zgjedhje një-partiake le të vejë në Korenë e Veriut” dhe se “ai ka anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe jo në Amerikë, apo ndonjë vend tjetër”. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Mathew Palmer: Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë.

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet vendore janë vetëm shfaqja më e fundit e problemeve të thella politike të Shqipërisë. Çfarë do të ndodhë më 1 korrik? E kemi parë një situatë të tillë të përsëritet shpesh. Çfarë do të ndodhë pas 1 korrikut? Si mund të dalë Shqipëria nga ky batak?

Mathew Palmer: Janë disa gjëra që ne shpresojmë të ndodhin pas një korrikut. E para është dialogu mes qeverisë dhe udhëheqësve të partive të opozitës për reformën elektorale. Ka një projekt të reformës elektorale që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, dhe ne duam të shohim marrëveshje për procesin e ardhshëm të reformës elektorale, që të krijonte kushtet që zgjedhjet në të ardhmen të zhvillohen duke gëzuar mbështetje nga të gjithë, në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie. Duam që gjithë partitë të ripohojnë mbështetjen për reformën në drejtësi, që është thelbësore për aspiratat evropiane të Shqipërisë; duam të shohim formimin e institucioneve të Shqipësirë, si Gjykata Kushtetuese, që do të lejonin një funksionim të qetë të procesve demokratike të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?

Mathew Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

Zëri i Amerikës: Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.

Mathew Palmer: Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në B.E., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi. /VOA

Etiketa: Mathew PalmerZeri i Amerikeszgjedhje 30 qershor

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Para
Sami Repishti: Partia Socialiste trashëgimtare e Partisë së Punës. Zgjedhjet mund të ishin shtyrë (film)

Sami Repishti: Partia Socialiste trashëgimtare e Partisë së Punës. Zgjedhjet mund të ishin shtyrë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com