Nuk raportohet për viktima
Materniteti i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Fatmirësit nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Bëhet me dije se të gjitha pajisjet e maternitetit janë djegur plotësisht.
Pacientët që ishin shtruar në këtë maternitet janë trasportuar me autoambulancë në matrenitetet e Tiranës.
Mësohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Flakët kanë përfshirë katin e katërt të godinës.