Një sasi prej 1600 bimësh narkotike janë asgjësuar nga policia në kuadër të operacioneve antidrogë në vendin e quajtur “Shkalla e Bardhë” në fshatin Baz të Matit.
Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies ndërkohë policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët që kanë kultivuar lëndën narkotike.