Maskat me detyrim, Mertiri debat me Qirjakon: Kush është Edi Rama të më ndërgjegjësojë mua – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maskat me detyrim, Mertiri debat me Qirjakon: Kush është Edi Rama të më ndërgjegjësojë mua

09:31 | 13/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Vendimi për t’i bërë maskat me detyrim dhe në ambientet e jashtme ka shkaktuar debat të gjerë. Mëngjesin e kësaj të marte ishin të ftuar në studion e “Abc-së së mëngjesit” shefja e Sektorit të Promocionit Shëndetësor, Genta Qirjako dhe sociologu Ergys Mertiri. Qirjako theksoi se kjo nuk është një masë penalizuese por ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të minimizuar përhapjen e virusit.

“Nuk besoj se qëllimi është të vendosin gjoba, është një masë penalizuese dhe nuk do të aplikohet shpesh. Pas disa paralajmërimesh ndoshta dhe do të ketë mundësi. Duhet kuptuar qartë nëse jeni një person i vetëdijshëm për rëndësinë që ka masa, edhe për ato njerëz që e injorojnë përdorimin e maskës kudo qofshin, besohet se do të ketë ndikim në uljen e përhapjes dhe virulencës së virusit.“, tha Qirjako.

Kjo shkaktoi debat mes saj dhe Mertirit, i cili nga ana tjetër e cilësoi këtë vendim si një teatër nga ana e qeverisë, për të larguar vëmendjen nga problematika më të mëdha, një strategji sipas të cilit është përdorur edhe gjatë periudhës së izolimit.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ky është një teatër që nuk po bëhet për të ruajtur shëndetin tim apo tëndin, është thjesht dhe vetëm politikë. Rama e kërkon të tërheqë vëmendjen në gjëra koti dhe njerëzit që të harrojnë gjëra të mëdha. U mbyllëm dy muaj me sistemin më rigoroz të izolimit, efekti financiar është dramatik.”, tha ai.

Ndërsa Qirjako dhe sociologu  po debatonin mbi këtë vendim, moderatori Enkel Demi ndërhyri duke thënë se mbarëvajtja e një mase të tillë nuk mund t’i besohet Ardi Veliut. “Nuk ka njeri më të shëmtuar me sjelljen e tij ndaj qytetarëve sesa Ardi Veliu, ka bërë sjellje kriminale dhe vazhdon atje ku është. Si t’i besosh mbarëvajtjen e një rregulloreje. Atëherë kemi të drejtë të frikësohemi dhe nesër pasnesër kur të dal nga studioja mund të përballem me policët e Ardi Veliut.“, tha ai.

Pjesë nga debati: 

Qirjako: Asnjëri nga ne nuk e dinte se çfarë do të ndodhte, u mbyllëm për të rritur sigurinë e popullatës.

Mertiri: Suedinë e masakruan se nuk u mbyll, sot është vendi më i suksesshëm…kishim 10 raste në ditë u burgosëm 2 muaj.

Qirjako: Mos të abuzojmë me shifrat. Përsa kohë nuk ka një mjekim, jemi ende në këtë lloj stadi. Për mua ka rëndësi shëndeti i popullatës.

Mërtiri: Për mua ka liria.

Qirjako: Ç’taksirat ka babai yt që vuan nga zemra apo diabeti dhe po të mos ishte infektuar prej teje do të jetonte edhe 10 vite të tjera. Ne mbajmë përgjegjësi për shëndetin e popullatës. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohet jo për të marrë gjobë por për të mbrojtur shëndetin dhe ky është mesazhi ynë.

Mertiri: Kush është Edi Rama të më ndërgjegjësojë mua, apo ti. Jetojmë në liri, si mundesh të më ndërgjegjësosh…. /abcnews.al

Etiketa: edi ramaGenta QirjakoMaskat me detyrimshefja e Sektorit të Promocionit Shëndetësorsociologu Ergys Mertiri

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Beqiri: Çerdhet dhe kopështet publike do të qëndrojnë të hapura dhe për festa

Drejtoresha dhe sanitarja pozitive me Covid-19, mbyllet kopsht 41 në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com