Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme (23 shtator). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” të këtij qyteti, ndërsa nuk dihen ende autorët.
Burime nga policia bëjnë të ditur se një person i maskuar ka marrë lekët e xhiros.
“Më datë 23.09.2019, në lagjen “8 shkurti”, një person ende i pa identifikuar i ka marrë lekët e xhiros rojes së një karburanti. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.