MASKA RA! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

MASKA RA!

15:09 | 17/05/2020
në Kryesore
0

Nga Mira Tuci

Përbindëshi u shfaq me të gjithë shëmtinë e tij. Si në një film horror, përbindëshat e vegjël u lëshuan mbi prenë e pafajshme për ta shqyer e çapëlyer të urdhëruar nga kryepërbindëshi në kufirin mes natës dhe ditës, kur engjëjt flenë, por djajtë jo.

Djajtë, thurin komplote si ta zhbëjnë çdo gjurmë historie, si t’ia nxijnë jetën shqiptarit që të ndjehet gjithmonë i paatdhe.
Legjioni u lëshua mëngjesin e 17 majit në oborrin e Teatrit i uritur për gjak, gërmadha dhe metalikë ari.
Sepse, Teatri prej dy vitesh e më shumë është simbol i qëndresës së identitetit kundrejt etjes së papërmbajtshme për para.
Ndonëse historia u varros e bashkë me muret që ranë u hodh pluhur mbi varret e dhjetëra artistëve që nuk janë më mes nesh, por janë pasuria e atij Teatri dhe këtij kombi, sot u hap një varr i ri, varri i demokracisë!
Teatri (jo vetëm godina e Teatrit Kombëtar) është akti i parë politik në botë, agora parake e demokracisë ishte Teatri. Ndaj në një akt pabesie të pashoq, sot u rrënua Teatri Kombëtar, ai teatër të cilin kryeministri nuk e honepste dot, në të cilin nuk shkeli kurrë, pos kur diskutohej për shembjen e tij që në kohën kur ishte gjallë e ndjera Violeta Manushi.
Lotët nuk i përmbajta dot sot në mëngjes, kur imazhet që më vinin nga Shqipëria ishin përplot pluhur, copëza betoni, hekuri, historie dhe arti që shkërmoqej pamëshirshëm në emër të zhvillimit.
Pabesia dhe babëzia janë nickname i këtij regjimi të Ramës, ndaj habitem me çudinë që shumë qytetarë i ka zënë gafil.
Mbyllje goje, arrestime gazetarësh, dhunime me shkop gome dhe shqelma në emër të kinse “shpëtimit” nga Corona janë portreti më i shëmtuar i një Shqipërie që lëngon nën çizmen e arrogancës, cinizmit dhe regjimit të një njeriu që nuk ka më kufij, i ka hequr të gjitha maskat sepse duhet të plotësojë premtimet ndaj botës së errët.
Teatri është simbol i lirisë, i kujtimeve, i rebelimit ndaj çdo regjimi të majtë apo të djathtë ndaj i tillë duhet të mbetet sepse tashmë nëse i lëmë dorë të lirë grabitësve të historisë nuk do të kemi më çfarë të qajmë, as trashëgimi, as monumente, as kujtime dhe as atdhe.
Broçkullat e Teatrit të ri Modern ruajini për naivët dhe për shpirtshiturit, tani është koha për të rifituar lirinë, për të rimarrë dinjitetin.

Read more

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Etiketa: broçkullaCoronafilm horrorMASKA RA!Mira Tucipërbindëshiregjimishkop gomeshqelmaTeatri Kombëtarvioleta manushi

Të Lidhura

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Para
Budina i përgjigjet Ramës: Nuk kam fyer asnjeri, Aleanca do vazhdojë me mosbindjen civile

Budina i përgjigjet Ramës: Nuk kam fyer asnjeri, Aleanca do vazhdojë me mosbindjen civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com