Maska me detyrim, Ardi Veliu mesazh qytetarëve: Policia do të patrullojë, respektoni vendimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maska me detyrim, Ardi Veliu mesazh qytetarëve: Policia do të patrullojë, respektoni vendimin

14:37 | 12/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga dita e enjte maska do të jetë e detyruar për të gjithë qytetarët  edhe në ambiente të hapura.

Në një konferencë për shtyp, Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu iu drejtua sot qytetarëve, ku kërkoi bashkëpunimin e tyre në respektimin e masave. Sipas tij, qëllimi i policisë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e shëndetit të tyre.

Deklarata e plotë:

Read more

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit.

Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.

Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit.

Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.

Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.

Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.

Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.

Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.

Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.

Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.

Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Etiketa: Ardi VeliuKreu i policisë së ShtetitMaskat e detyrueshme

Të Lidhura

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

nga 27
13:19 | 04/06/2026
0

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë...

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

Para
E rëndë/ Gjendet e vdekur foshnja katërmuajshe

Foshnja dy muajshe konfirmohet me Covid në Maqedoninë e Veriut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026
Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com