Mashtruan përmes rrjeteve sociale, kapet 24 vjeçarja në Tiranë në kërkim dy të tjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtruan përmes rrjeteve sociale, kapet 24 vjeçarja në Tiranë në kërkim dy të tjerë

11:42 | 03/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Tiranës ka arrestuar një vajzë dhe ka shpallur në kërkim dy djem të cilët mashtronin përmes kompjuterit duke kërkuar ndihma për të mitur që pretendohej se ishin të sëmurë ose në gjendje të rëndë ekonomike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kameleonët” të zhvilluar 2 ditë më pare, ka rënë në pranga A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim A. M., 34 vjeç dhe S. N., 37 vjeç.

Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin për muaj me radhë përfitonin para për të miturit duke nxjerrë dhe publikuar edhe të dhënat e llogarive bankare.

Read more

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

Nuk e di kush e ka bërë –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “KAMELEONËT 2”, në vijim të operacionit të koduar “KAMELEONËT”, i zhvilluar dy ditë më parë.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetase, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në kuadër të një procedimi penal në ndjekje dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer hetime gjithëpërfshirëse në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa 2 shtetas të tjerë u shpallën në kërkim:

A. M., 34 vjeç dhe S. N., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Tërheqja e shtetasve të interesuar bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

Këta shtetas, për një periudhë disamujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, etj.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Kirmeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në djeni në adresën e postës elektronike [email protected] dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si WhatsApp, Viber etj.

Etiketa: policia e tiranes

Të Lidhura

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

nga 27
13:48 | 13/05/2026
0

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësuesi i opozitës, Klevis...

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

nga 27
13:44 | 13/05/2026
0

Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila është në mbështetje të operatorëve për përballimin...

Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

nga 27
13:30 | 13/05/2026
0

Në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për 14 krime të...

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

nga 27
13:24 | 13/05/2026
0

Shtetasi J.K., i cili ka qenë dëshmitar okular në tentativën për vrasje të Kujtim Metës, ka dhënë këtë të mërkurë,...

Para
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Celibashi: Procesi i votimit elektronik i thjeshtë, zgjedhësi ka mundësi rikthimi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

13:48 | 13/05/2026
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

13:44 | 13/05/2026
Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

13:30 | 13/05/2026
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

13:24 | 13/05/2026
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

13:10 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –
  • Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –
  • Nuk e di kush e ka bërë –
  • U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –
  • Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –
  • IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –
  • Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com