Mashtrimi i Brexit-it për britanikët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimi i Brexit-it për britanikët

15:19 | 12/12/2019
në Bota, Kryesore
0

Boris Johnson ndoshta do ta fitojë garën për zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar. Por kjo është e trishtueshme, thotë Birgit Maaß.

“Si mund të ndodhë që Boris Johnsoni ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet?” më pyesin vazhdimisht. Një njeri, të cilin kritikët e tij e quajnë “mini-Trump” dhe ish-kolegë të partisë e quajnë “sharlatan”. Një kryeministër që thjesht e dërgon Parlamentin në pushim të detyruar, sepse nuk i pëlqen që eurodeputetët nuk e mbështesin politikën e tij të Brexitit; që i degradon kundërshtarët e tij politikë si “sabotatorë” dhe “frikacakë”. Pikërisht atë do të konfirmojnë në post britanikët, përndryshe pragmatikë dhe miqësorë.

Që Johnsoni kryeson në mbështetjen e zgjedhësve është deziluzionuese. Kjo ka të bëjë më pak me faktin sa brilant apo i preferuar është ai (vlerësimet personale për të në sondazhe janë negative), por me faktin se shumica e britanikëve janë të dërrmuar nga ecejaket e Brexitit. Ka të bëjë edhe me sondazhet, edhe më të këqija të kundërshtarit të tij, Jeremy Corbyn të Partisë Laburiste, të cilin shtypi britanik kryesisht kundër BE e portretizon si marksist dhe mik të terroristëve, të mbetur në vitet 1970.

Read more

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

E keqja më e vogël

Përballë tij, Johnsoni duket si e keqja më e vogël. Shumë zgjedhës i vlerësojnë me të njëjtën masë të gjithë politikanët, nuk e kuptojnë pse duhet kaq shumë kohë për të zbatuar Brexit-in. Mesazhi i thjeshtë i Johnson-it “Le ta përfundojmë Brexitin” u përshtatet shumë njerëzve – që kërkojnë të marrë fund grindja me Parlamentin, të marrë fund grindja në familje mes miqve të BE dhe patriotëve të Brexit-it, të marrë fund rrëmuja, mendojnë shumë vetë. “Gati për ta pjekur në sobë” është programi i tij Brexitit – kjo tingëllon më joshëse dhe si një festë e hershme Krishtlindjesh.

Premtimet e Johnsonit, megjithatë, janë aq të gënjeshtërta sa edhe të thjeshta. Ai premton që deri në fund të vitit të ardhshëm Britania do të dalë vërtet jashtë BE. Dhe deri atëherë do të jetë hartuar edhe një marrëveshje e tregtisë së lirë, kështu do të garantohej që Britania të mos dalë nga Aleanca në rënie të lirë. Ekspertët tërheqin vëmendjen se marrëveshje të tilla zakonisht vijnë pas vitesh bisedimesh të vështira. Se e vetmja mënyrë për ta kryer punën shpejt është që t’u përmbahesh rregullave ekzistuese të BE dhe të mos ndjekësh rrugë të reja. Por meqenëse qeveria konservatore dëshiron të lidhë sa më shpejt edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë me SHBA, ku rregullat janë krejtësisht të ndryshme, të dyja synimet zor se pajtohen.

Por, që të tërheqë vëmendjen për kontradiktat, që t’u bëjë të qartë votuesve që vendimi për Brexit do të ketë edhe pasoja negative, kjo nuk është punë e Johnsonit. Ai i vë në gjumë shumë votues duke u treguar atyre në një frymë përralla e gënjeshtra. Gjatë kohës së tij si korrespondent në BE në Bruksel në vitet 1990, ai kishte shpikur një zhanër të ri: të tallej me BE, duke i shkëputur nga konteksti direktiva të BE të formuluara jokuptueshëm dhe duke i portretizuar ato si qesharake – për zbavitjen e lexuesve britanikë me burokratët joefikasë dhe të etur për rregullime të Brukselit. Dhe këtij zhanri Johnsoni i mbetet besnik edhe sot e kësaj dite. Këtë verë, Johnsoni papritmas paraqiti një paketë me peshq të tymosur të izoluar, për të cilin ai pretendoi se sipas direktivave të BE mund të shitej vetëm së bashku me jastëkë ftohës akulli- një gënjeshtër e kulluar, siç sqaroi menjëherë Komisioni i BE.

Gënjeshtër mbi gënjeshtër

Dhe kështu vazhdon e gjitha. Një dalje nga BE do të lironte fonde për sistemin e dobët shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, u tha në fushatën zgjedhore para referendumit. Dhe Johnsoni ende flet për një të ardhme të mrekullueshme jashtë BE, megjithëse studime të qeverisë thonë se ekonomia do të tkurret në mënyrë drastike, po të mos arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë.

Në këtë fushatë elektorale Boris Johnsonin e pyesin rregullisht nëse mund t’i besosh. Votuesit duket se e dinë që nuk mund t’i besojnë – dhe megjithatë ndoshta do t’ia japin atij votën. Si asnjë politikan tjetër britanik, për shkak të gënjeshtrave të tij të vazhdueshme ai është fajtor që besimi i britanikëve te klasa politike po i afrohet zeros. Kur të demaskohet gënjeshtra e tij e fundit, se ai mund ta kryejë Brexitin pa dhimbje dhe sa të hapësh e të mbyllësh sytë, atëherë shumë britanikë me siguri do të humbasin përfundimisht respektin për politikanët e tyre./DW

Etiketa: Boris JohnsonBrexitfushate elektoraleKomisioni i BEshtypi britanikzgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar

Të Lidhura

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

nga 27
20:20 | 05/06/2026
0

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të...

Para
Shkrihen Krimet e Rënda/ Gent Ibrahimi tregon kur zgjidhet kreu i SPAK-ut

Shkrihen Krimet e Rënda/ Gent Ibrahimi tregon kur zgjidhet kreu i SPAK-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026
Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com