Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese financiare në fushën e kromit me një vlerë rreth 1 milion dollarë.
Ku si pasojë kanë çuar në pranga tre biznesmenë që operonin në këtë fushë. Ndaj shtetasve Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti, është caktuar masa e arrestit me kërkesë të Prokurorisë.
Prokuroria thotë se këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013.