Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për shtetasit Qazim Plaku, Myrteza Hysa dhe Jurgen Hysa.
Kujtojmë që këta tre shtetas ishin pjesë e një sherri tragjik në Dibër, ku mbeti i vrarë 29 vjeçari Dukat Plaku, vëllai i të arrestuarit Qazim Plaku.
Mësohet se konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës 24-vjeç dhe dy vëllezërve, Myrtezan Hysa dhe Jurgen Hysa.
Dyshimet e policisë janë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.