Masakër në Elbasan, 3 të vrarë me armë zjarri (film)

Lexo edhe

Përgjaket Elbasani në prag të Vitit të Ri. Tre persona janë vrarë me armë zjarri si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Katund i Ri”, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Tre viktimat udhëtonin me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Viktimat janë Indrit Alibej 24 vjeç dhe Arben Dylgjeri 25 vjeç nga Elbasani, ndërsa viktima i tretë është një shtetas turk ende i paidentifikuar.

Makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë një lokali. Pas atentatit mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e lokalit.

Dyshohet se ngjarja ka lidhet me përplasjen e bandave në qytet. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

/balkanweb.com/

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *