Martin Leka: Ja se përse RTSH nuk po transmeton Euro 2016

Duhet të lëçisni

Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme e Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Akademiku Artan Fuga deklaron se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës. Reagimi i...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, propozohet që kryetari i ri të zgjidhet më 13 qershor

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët. Sekretari i...

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat. Ai thotë se këtë e ka parim, dhe...

Izraeli rrafshon tre ndërtesa në Gaza, të paktën 33 viktima e 50 të plagosur

Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e bën...

Përkundër debateve, akuzave apo cinizmit të shpeshtë, ka një fabul shumë të thjeshtë se përse nuk po transmeton Televizioni Publik Shqiptar kampionatin e futbollit Euro 2016. Nuk ka fituar të drejtën e transmetimit. Pasi nuk ka fituar dot tenderin, nuk ka fituar dot as një kontratë me Digitalb për të transmetuar të paktën një pjesë të ndeshjeve. Historia gati 2 vjeçare e tratativave u dëshmuan në  “Shih Programin” nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTSH, Martin Leka dhe drejtori juridik, Sokol Gjoshi. Sipas dy zyrtarëve të RTSH-së, në muajt e fundit të 2014, ky institucion ka marrë pjesë së bashku me 30 vende europiane në tenderin e EBU për transmetimin e Europianit.

“RTSH, sqaroi Leka, i cili në atë kohë kryente dhe funksionet e drejtorit të përgjithshëm, ka dhënë ofertën me vendim të Këshillit Drejtues, duke ofertuar 850 mijë euro për të blerë ndeshjet e Kampionatit Europian.” Sipas Lekës dhe Gjoshit oferta ishte shumë më e lartë se në vitet e mëparshme për faktin se ishte tender ku merrnin pjesë dhe kompani të tjera shqiptare. E pikërisht njëra prej tyre, Digitalb ofroi gati dyfishin e RTSH duke fituar kështu dhe të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Euro 2016 si në paketën me pagesë ashtu dhe në atë falas. RTSH nuk ishte i vetmi televizion publik që humbi këtë garë përballë privatit. Të njëjtin fat pati dhe televizioni publik spanjoll, ai francez, rumun, islandez, izraelit apo dhe ai ukrainas. Tashmë që të drejtat televizive nuk shiten më nga Federatat përkatëse të vendeve, por nga UEFA duket se dhe rregullat e lojës janë bërë më kapitaliste. Mbi bazën e dokumenteve të bëra publike në studio drejtuesi i RTSH dhe drejtori juridik i këtij instiutucioni sqaruan se janë bërë tre palë negociata me Digitalb, dhe se u arrit biles dhe në një marrëveshje në parim.

“U arrit marrëveshja që të blihej e drejta e transmetimit me shumën që u konkurua në tenderin e parë 850 mijë euro. Më 16 nëntor 2014, ka thënë Leka, na ka ardhur përgjigjja e EBU për humbjen e tenderit. Me 17 nëntor  2014 Digitalb na njoftoi se ka fituar tenderin për transmetimin në platformën me dhe pa pagesë për territorin e Shqipërisë.  Këtu nisëm negociatat, formale me drejtuesit e kompanisë Digitalb për t’ia blerë të drejtat e transmetimit me shifrën që ne kishim konkuruar”, dëshmoi Martin Leka në “Shih Programin”

Më tej, edhe të ndihmuar nga dokumentet, Leka e Gjoshi theksojnë ofertën Digitalbit duhet t’ia dorëzonin në 20 nëntor, por Bordi i Administrimit në 20 nëntor vendosi që të japë pëlqimin për vlerën 700 mijë euro për transmetimin e 31 ndeshjeve. Digitalb nuk e pranoi këtë ofertë, duke kërkuar mbi 1 milion euro për të drejtën e transmetimit. Më pas nisi raundi i dytë. Më 15 tetor 2015 i kërkohet një rinegocim kompanisë Digitalb dhe një ditë më vonë nga kjo kompani vjen oferta për 31 ndeshje të transmetura RTSH duhet të paguajë 850 mijë euro. “Këtu, rrëfen Leka, ishim shumë pranë marrëveshjes. Në 20 tetor 2015 i kërkuam Këshillit Drejtues një vendim për ofertën e Digitalb. Futet në rend dite kërkesa jonë dhe pas shumë diskutimesh nuk u arrit vendim, pasi na u kërkuan materiale shtesë.”

Më pas, në 13 nëntor Këshilli Drejtues vendosi që të blihen 31 ndeshje me vlerën e 850 eurove, por Digitalb nuk pranon më, duke refuzuar kërkesën. Digitalb sipas Lekës gjeti alibi kohën, për shkak se Këshilli Drejtues nuk respektoi afatin kohor. Negociatat kanë vazhduar deri javët e fundit dhe i është kërkuar që të transmetoheshin të paktën ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë. Negociatat muajin e fundit vijuan edhe me Top Channel. “Na kërkuan gati 250 mijë euro për 3 ndeshje të Shqipërisë,”, thotë Leka, ndaj me këtë çmim nuk u arrit dot më në një marrëveshje.

Sidoqoftë një lajm i mirë vjen nga RTSH. Ky institucion ka blerë ekskluzivitetin e transmetimit të eleminatoreve dhe finaleve të kampionatit të ardhshëm botëror.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme e Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Akademiku Artan Fuga deklaron se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës. Reagimi i...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, propozohet që kryetari i ri të zgjidhet më 13 qershor

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët. Sekretari i...

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat. Ai thotë se këtë e ka parim, dhe...

Izraeli rrafshon tre ndërtesa në Gaza, të paktën 33 viktima e 50 të plagosur

Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e bën...

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri, 37 raste dhe 3 humbje jete këtë të dielë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë. Rastet pozitive...