Kjo është bileta e parë, në ditën e parë të udhëtimit me aeroplan përmes një linjë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ka ndodhur më 23 mars të vitit 1978, në kohën kur Shqipëria qeverisej nga diktatura komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha, ndërsa në Greqi ishte kryeministër Konstandin Karamanlis, themeluesi i partisë së djathtë “Demokracia e Re”.
Ishte linja Athinë-Janinë-Tiranë dhe anasjelltas e angjecisë “Olympia”. Ishte koha, kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur. Marrëdhëniet diplomatike Shqipërisë dhe Greqisë u vendosën në vitin 1971, pasi ato ishin ndërprerë në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia e Musolinit.