Marrëveshja e detit me Greqinë, Rama shkrin grupin negociator të “Bushatit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e detit me Greqinë, Rama shkrin grupin negociator të “Bushatit”

13:13 | 31/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare mbi takimin në Athinë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit grek, Qirjakos Mitsotaqis flitet vetëm për një takim me frymë pozitive, me zotimin për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Por, një ditë pas këtij takimi, Qeveria ka shkrirë grupin negociator të ngritur që në kohën e ish-ministrit Ditmir Bushati, duke reduktuar pjesëmarrësit dhe ulur nivelin e përfaqësimit politik të tij.

Ndryshe nga komisioni i deritanishëm, që përbëhej nga ministrat, komisioni i ri do të përbëhet nga zëvendësministrat, duke nisur nga zëvendësministri i Jashtëm, që është njëkohësisht edhe kryetar, një zëvendësministër i Brendshëm, zëvendësministër nga Ministria e Mjedisit, zëvendësministër nga ministria përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, zëvendësministër i Energjisë, zëvendësministër i Bujqësisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Roli i sekretariatit teknik të këtij Komisioni i jepet sërish Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, por me kompetenca të ndryshuara. Në grupin e parë, ky sekretariat kishte për detyrë katër pika, hartimin e programit të mbledhjes së komisionit, hartimin e drafteve sipas tematikave përkatëse, njoftimin e anëtarëve dhe realizimin e detyrave të tjera që i ngarkoheshin nga kryetari i Komisionit.

Në Komisionin e re, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore do të organizojë mbledhjet dhe njoftojë anëtarët, planifikojë dhe hartojë projektaktet sipas tematikave, realizojë çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i komisionit dhe raportoi periodikisht direkt tek Kryeministri për veprimtarinë e Komisionit.

Sipas këtij vendimi të miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria, titullarët e institucioneve të përmendura në këtë VKM ngarkohen me detyrën që të caktojnë përfaqësuesit e tyre. Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj pritet që të caktojë zëvendësministrin e Jashtëm, Etjen Xhafajn, që do të jetë edhe kryetar i këtij komisioni.

Ndryshimi tjetër është edhe reduktimi i numrit të anëtarëve. Komisioni i mëparshëm përbëhej nga 13 anëtarë, ndërsa komisioni i ri do të jetë me 7 anëtarë. Gjithashtu, ndryshime pritet të pësojnë edhe grupet e punës me ekspertë të ngritura nga komisioni i mëparshëm.

Nuk dihet nëse ndryshimet janë kërkesë e Kryeministrit të ri grek dhe as nëse dy palët do të vazhdojnë të punojnë mbi ato që u arritën në bisedimet e udhëhequra nga Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, apo gjithçka do të nisë nga zero.

Por, ajo që mund të thuhet deri më tani është që grupi i ri negociator shqiptar, përveç reduktimit të përbërjes bie edhe nga “pesha” e përfaqësimit, që tashmë nuk është në nivel ministri, por në nivel zëvendësministrash dhe kjo pritet që të shoqërohet edhe me hermetizimin e mëtejshëm të këtyre bisedimeve. /Gazeta Si

Etiketa: ish-ministri Ditmir BushatiKryeministri Edi Ramakryeministri grekQirjakos Mitsotaqistakimi në Athinë

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Doda: Diskutohen vetëm çështjet e palës greke, Rama s’pati guxim të flasë për Çamërinë në Greqi (film)

Doda: Diskutohen vetëm çështjet e palës greke, Rama s'pati guxim të flasë për Çamërinë në Greqi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com