Marjeta Dervishi: 56 pacientë ndodhen aktualisht në spital, pjesa tjetër trajtohen në shtëpitë e tyre

Lexo edhe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 416, vetëm 56 pacientë ndodhen aktualisht në spital, ndërsa pjesa tjetër trajtohen në shtëpitë e tyre.

Specialistja e IPSH-së Marjeta Dervishi bëri me dije se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. Mësohet se 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte zgjeruar në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *