Maqedonia e Veriut publikon listën me emrat e 15 shqiptarëve që luftuan në Siri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia e Veriut publikon listën me emrat e 15 shqiptarëve që luftuan në Siri

09:45 | 06/10/2022
në Kosove Rajon
0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masa financiare, përkatësisht të ngrijw pasurinë e pesëmbëdhjetë shtetasve të dyshuar për veprime që kanë lidhje me terrorizmin dhe përhapjen e armëve për shkatërrim në masë. Këta shtetas dyshohet të kenë qenë të përfshirë në vepra terroriste apo të kenë ndihmuar financiarisht përmes pjesëmarrjes në ushtri të huaja, njësitë paraushtarake ose policore në vende të huaja, më saktësisht në Siri.

Vendimi i qeverisë i marrë në një seancë të mbajtur para pak javësh u publikua në Gazetën Zyrtare të datës 19 shtator, 2022 dhe një ditë më pas nga Drejtoria për Zbulim Financiar.

Në këtë listë radhiten emrat: F. Rustemi nga Hasanbegu i Shkupit, A. Latifi nga Shkupi, A. Ismaili nga Shkupi, O. Ramadani nga Shkupi, O. Deralla nga Gostivari, F. Ramadani nga Kumanova, B. Shaqiri nga Shkupi, S. Zhupani nga Gostivari, E. Avmedovski nga Struga, E. Iseni nga Shkupi, J. Ismaili nga Shkupi, A. Kamberi nga Shkupi, N. Ametov nga Shkupi, A. Bela nga Shkupi dhe S. Idrizi nga Kumanova.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Shumica e tyre janë të moshës nën 30 vjeç. Veprat e tyre janë regjistruar nga viti 2013 deri 2016. Disa nga ta janë parë në kalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut në përpjekje për t’u larguar drejt Sirisë. Të gjithë ngarkohen për veprën: pjesëmarrje në ushtri të huaj apo për organizim terrorist. Sipas njoftimeve të publikuara nga Drejtoria për Zbulim Financiar, këta persona ndodhen jashtë shtetit.

Një pjesë e tyre i ishte bashkuar grupit militant “Shteti Islamik – ISIS” apo kishin rekrutuar dhe ndihmuar financiariasht dërgimin e luftëtarëve në ISIS. Kundër tyre janë ngritur urdhër-arreste ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që qeveria në Shkup bën publike një listë me emra të personave që kanë luftuar në Siri apo gjetiu.

Profesori Qebir Avziu nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, i njohur si ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se për të gjithë personat të cilët kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik dhe për të cilët ka prova, detyrimisht Kodi Penal parasheh dënimin e tyre me burg, ndërsa rehabilitimi dhe risocializimi i tyre parashihet të bëhet gjatë periudhës së kryerjes së dënimit.

“Mirëpo, praktika tregon se te këta persona nuk është bërë rehabilitimi dhe në të vërtetë ata kanë ndikuar në ngritjen e vazhdueshme të pikëpamjeve radikale të Islamit. Praktika ka treguar se ka rrezik nga këta persona, siç ishte rasti me disa që vuajtën burg por më pas organizuan një akt terrorist në Maqedoni, por shërbimet arritën që ta zbulojnë me kohë këtë grup”, thotë eksperti.

Ai vlerëson se me dobësimin e Shtetit Islamik, rastet e terrorizmit janë zvogëluar gjithkund në Evropë dhe rreziku në Maqedoninë e Veriut është më i ulët në këtë fazë, po ashtu. Por, zoti Avziu thotë se rreziku nuk mund të shuhet pasi “idealizmi, frymëzimi, ideologjia fetare është çështje problematike dhe nuk çrrënjoset lehtë”.

Ai thekson se ka qytetarë nga Maqedonia e Veriut në një kamp të njohur të kontrolluar nga forcat kurde dhe që nuk mund të riatdhesohen.

Nga ana tjetër, profesori Mitasin Beqiri, i cili është dekan i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin FON të Shkupit, i tha Zërit të Amerikës se këta persona të cilët shkojnë në konfliktet ushtarake të Lindjes së Mesme, zakonisht kthehen të dëshpëruar, se janë në një gjendje ekonomike të rënduar dhe se duhet të kërkohen mënyra për pengimin e tyre për t’iu bashkuar organizatave të huaja militante.

“Mungon bashkëpunimi i qendrave lokale, të komunitetit dhe atyre të jurisprudencës. Është gabim që ata të dënohen pasi të jenë kthyer, sepse ata tanimë janë penduar për veprën e tyre. Duhet të gjenden forma për rehabilitimin dhe risocializimin e tyre”, thotë eksperti.

Para pesë vjetësh qeveria miratoi Strategjinë kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe planin për riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e personave dhe familjeve të tyre të kthyer nga luftërat e huaja.

Vlerësohet se nga Maqedonia e Veriut për në konfliktet e Lindjes së Mesme kanë shkuar mbi 150 veta. Sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë, deri më tani janë kthyer 83 persona. Një numër i tyre u gjykua, teksa dënimet për këto vepra sipas ligjeve të vendit sillen nga 6 deri në 9 vjet heqje lirie. Ndërkohë, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e luftëtarëve apo shtetasve të Maqedonisë së Veriut të vrarë në luftërat në Siri dhe Irak./VOA

Etiketa: Maqedoni e VeriutSiri

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Balla pas takimit me Begajn: Ja datat kur mund të zhvillohen zgjedhjet

Balla pas takimit me Begajn: Ja datat kur mund të zhvillohen zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com