Maqedonia e Veriut/ Pandemia ndryshon formën e fushatës elektorale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia e Veriut/ Pandemia ndryshon formën e fushatës elektorale

15:52 | 20/06/2020
në Kryesore
0

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, fushata elektorale e partive politike në Maqedoninë e Veriut, pritet të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, apo në tubime të vogla informative, në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive.

Fushata parazgjedhore për votimet e 15 korrikut zgjat 20 ditë dhe zyrtarisht fillon më 24 qershor, por jozyrtarisht, ajo tashmë ka filluar, veçanërisht në rrjetet sociale.

Zhvendosja e fushatës nga tubimet në sheshe, salla e forma tjera publike, në rrjetet sociale sociale, sipas njohësve të çështjeve të mediave pritet të jetë e ashpër, fyese dhe e përcjellë me lajme të rreme, montime të ndryshme për kundërshtarët politikë, për shkak se mediat sociale nuk janë të rregulluar me ligj, andaj edhe nuk i nënshtrohen asnjë dispozite ligjore mbi punën e mediave.

Read more

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

“Ekziston një tendencë në mediat sociale që fushata të jetë pak më e pistë sepse ato janë të parregulluara, dhe në këtë kuptim përgjegjësia për ata që postojnë lajmet në mediat sociale është thuajse e papërfillshme. Por, në fillim, mendoj se narrativi do të ndryshojnë në mënyrë dramatike për shkak të rritjes së intensitetit të komunikimit në mediat sociale “, thotë komunikologu Petar Arsovski.

Maqedonia e Veriut: Rritje e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale

Ndërkohë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike, nuk pret që fushata të sjellë ndonjë ndryshim në perceptimin e qytetarët, pasi sipas tij, ata veçse kanë qëndrimet për partitë politike. Zyberi thotë se këto zgjedhje do të veçohen me pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votime.

“Nuk pres ndonjë kthesë të rëndësishme në këtë drejtim, përkundrazi besoj se një numër i qytetarëve kanë të formuar më bindjen, aq më tepër kur kjo fushatë zgjedhore nuk do të jetë më në stilin e tubimeve, tribunave, mitingjeve të mëdha për të krijuar vetëm një mendim momental për ta animuar votuesit për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Këto zgjedhje do të përshkruhen me pjesëmarrje shumë të vogël të qytetarëve në votime, por Maqedonia e Veriut detyrimisht duhet të shkojë në zgjedhje dhe t’i formojë organet e reja”, thotë analisti Naser Zyberi.

Votim me maska në Maqedoninë e Veriut

Në dhjetë vjetët e fundit, fushatat e partive gjithkund në botë kanë shënuar rritje në rrjetet sociale dhe pothuajse nuk ka politikan që nuk përdorë mediat sociale për të përcjellë mesazhet politike. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, pritet të shihen efektet, meqë ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në zgjedhje.

“Partitë gjejnë gjithmonë mënyra të reja për t’i tërhequr votuesit dhe këtu nuk jemi shumë larg vendeve tjera, megjithatë në rastin tonë duke të kemi parasysh faktorin e kohës. Nuk e di se sa partitë do të arrijnë që për një kohë të shkurtër të përvetësojnë që të gjitha mundësit e reja të komunikimit sepse ka vetëm një muaj deri në zgjedhje”, tha komunikologu Petar Arsovski.

Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Rrjetet sociale deri më tani janë dëshmuar si shumë të përshtatshme për zhvillimin e një “fushate të zezë” ndaj kundërshtarëve politikë.

Ndryshe, pas mosmarrëveshjeve të shumta për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë kryesore rivale ranë dakord për të mbajtur zgjedhjet në 15 korrik.

Zgjedhjet për herë të parë do të mbahen të mërkurën, ndërsa procesi do të zhvillohet edhe të hënën dhe të martën, kur do të votojnë të sëmurët me Covid-19 si dhe të burgosurit dhe të moshuarit./REL

Etiketa: fushata elektorale e partive politikeKoronavirusiMaqedoni e Veriut

Të Lidhura

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

nga 27
15:34 | 22/05/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë lëshuar kërcënime të reja për veprime ushtarake kundër Kubës,...

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

nga 27
15:12 | 22/05/2026
0

Numri i personave që jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor në nivel global ka arritur në rreth 1.2 miliardë në...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

nga 27
14:50 | 22/05/2026
0

Irani ka deklaruar se po zgjeron zonën rreth Ngushticës së Hormuzit mbi të cilën pretendon kontroll ushtarak, duke thënë se...

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

nga 27
14:30 | 22/05/2026
0

Álvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i përkohshëm i Real Madridit, duke mbyllur një kapitull të...

Para
I masakroi për vdekje vajzën, nëna e Marigonës kërcënohet nga profili me emrin e ish-dhëndrit

Vdes një 80-vjeçar me koronavirus në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

15:34 | 22/05/2026
Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

15:12 | 22/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

14:50 | 22/05/2026
Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

14:30 | 22/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi –

14:00 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –
  • Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –
  • Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –
  • Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –
  • Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi –
  • Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –
  • Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com