Maqedonia e Veriut heq karantinën për të ardhurit nga Afrika, mbyllen një pjesë e qendrave Covid

Lexo edhe

Në seancën e 72-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka raportuar për gjendjen me Covid-19.

Në këtë seancë, është sjellë vendim që të shfuqizohet masa me të cilin të gjithë personat fizikë vendor dhe të huaj, që vijnë nga shtetet e kontinentit afrikan dhe Brazilit, t’i nënshtrohen izolimit 14-ditor (karantinës).

“Kjo masë do të vazhdojë të vlejë për personat fizikë – udhëtarët nga India”, njoftojnë nga Qeveria.

Në këtë seancë, ministri Filipçe ka njoftuar, se për shkak të uljes së numrit të të infektuarve dhe të pacientëve të shtrirë në spitale, “janë mbyllur një pjesë e qendrave Covid”.

“Filipçe në lidhje me vaksinimin masiv të popullsisë, informoi se procesi i sigurimit të vaksinave dhe vaksinimi i popullsisë zhvillohet mirë, duke paralajmëruar hapjen e dy pikave të imunizimit në Veles dhe Prilep”, njoftojnë më tej nga Qeveria. /Alsat M

 

Të Lidhura

Para