Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale, e cila më pas ka degravuar deri në përleshje me armë zjarri. Lajmin për vdekjen e Idrizit e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës.
Alsat jo zyrtarisht mëson se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri, ku ky i fundi plagosi për vdekje me 6 plumba Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.
/alsat-m.tv/