4 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në Maqedoni.
Mësohet se aeroplani i tipit Cesna P210N ishte shpallur i zhdukur ndërsa pasditen e sotme janë identifikuar gjurmët e tij në vendin e quajtur “Sollunska gllava”. Pavarësisht se për të gjetur avionin u angazhua edhe një helikopter i policisë maqedonase fatkeqësisht nuk ka qënë i mundur shpëtimi i viktimave.
Mësohet se viktimat janë gjetur poshtë gërmadhave të aeroplanit ndërsa rezultojnë të jenë shtetas bullgarë.