Manjani reagon ndaj “drejtorit të Tires”: Nuk ka spital në botë që lë pastruesen të kujdeset për pacientët… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjani reagon ndaj “drejtorit të Tires”: Nuk ka spital në botë që lë pastruesen të kujdeset për pacientët…

16:51 | 09/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklarata e drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, i cili ka “mbrojtur” stafin e tij ditën e djeshme në emisionin “Open”, duke thënë se karakteri i Tires është rast i izoluar dhe ka gjetur disa të tjera me të njëjtin karakter për t’i korruptuar.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se nuk ka spital në botë që lë pastruesen të kujdeset për pacientët, ndërsa shton se mbrojtja e Tires është pjesmarrje në krim, qoftë dhe pa dashje.
Postimi i plotë
“Korrupsioni në sistemin shëndetësor është një sëmundje botërore.” – thotë drejtori i zonjës Tire pra i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Bie dakord me konstatimin e drejtorit të zonjës Tire, por duhet të saktësojmë se:
1. Në asnjë sistem shëndetësor perëndimor të korruptuar, nuk ka Tire. Kudo ku spitali nuk ka mundësi të ofrojë shërbimin mjeksor të adreson në një spital tjetër, por nuk të lë në dorë të Tires! Por raste që pacienti apo familjari paguan mjekun apo infermierin, le pastaj pastruesen, nuk kemi dëgjuar.
Fundja e lëmë krahasimin me botën, le ta krahasojmë me sputalet private këtu në vend. Nuk ka Tire në asnjë spital privat!
2. Korrupsioni në sistemet e sotme shëndetësore kërkohet tek skemat e sigurimeve apo tek marrëdhëniet me kompanitë farmaceutike, por jo tek Tiret. Tiret bota i ka sqaruar me kohë, sepse i paguan mirë dhe i tregon vendin e punës për të cilin i kërkon hesap.
Nuk ka spital në botë që lë pastruesen të kujdeset pët pacientët dhe të daravisë infermieret me paratë e korrupsionit!!!
3. Në çdo spital apo institucion shëndetësor të shëndetshëm, kur zbulohet një Tire, drejtori jep dorëheqjen. Ikën nga detyra sepse nuk ka bërë punën siç duhet dhe, nuk del në televizor të justifikojë Tiren, me argumentin se “edhe bota ka korrupsion”.
4. Spitali i zotit drejtor, është zënë në flagrancë nga Prokuroria e Shtetit, jo vetëm me një Tire, por me një grup Tiresh. Pra bëhet fjalë për skemë që tregon se menaxhimi i zotit drejtor është minimalisht i dobët dhe defektoz. Askush nuk akuzon drejtorin dhe mjekët për këtë skemë korruptive, por mbrojtja e Tires është pjesmarrje në krim, qoftë dhe pa dashje.
Ndaj argumenti që edhe bota qenka e korruptuar nuk vlen fare, po fare për rastin në fjalë.
Për mjekun, që është sot drejtor, kam respekt. Por e folura e tij si drejtor e bën pjesë të sistemit të degraduar shëndetësor në vend.
Ndaj Ai është gjithashtu përgjegjës. Përgjegjësia nuk është vetëm penale…
Etiketa: ish ministri i drejtesiseYlli Manjani

Të Lidhura

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Para
Borrell pas vizitës në Moskë: Ata janë të pamëshirshëm

Borrell pas vizitës në Moskë: Ata janë të pamëshirshëm

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com