Nuk ka asnjë rrjesht në kushtetutë i cili të mundësojë pezullimin e ligjit për pronat. Ky është paralajmërimi i ministrit të drejtësisë për vendimin që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë lidhur me kërkesën për interpretim të ligjit të pronave miratuar pak kohë më parë nga mazhoranca. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se ligji për trajtimin e pronës ka nisur të zbatohet që sot. “Ligji i ri për trajtimin e pronës ka nisur të zbatohet që sot.
Dimë që do shqyrtohet një kërkesë për pezullimin e mundshëm të ligjit. Pezullimi i zbatimit të ligjit pasoja katastrofike për pronarët. Çështja duhet të shqyrtohet me përgjegjshmëri nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk mund të pezullojë aktet e shtetit. Nuk ka asnjë rresht që të legjitimojë pezullimin e akteve nga Gjykata Kushtetuese”, tha Manjani.