Manipulimi i Ramës/ BE njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit, por vetëm për Pfizer dhe AstraZeneka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manipulimi i Ramës/ BE njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit, por vetëm për Pfizer dhe AstraZeneka

10:57 | 16/09/2021
në Kryesore
0

Read more

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Komisioni Evropian njohu të mërkurën si të vlefshme dhe ekuivalente me certifikatat e vaksinimit të BE-së, certifikatat e lëshuara nga Shqipëria, Izraeli dhe Maroku, gjë që do të thotë se qytetarët e vaksinuar të këtyre vendeve do të udhëtojnë më lehtë për në zonën Shengen. Por BE njeh vetëm vaksinimet me Pfizer dhe AstraZeneka.

| BIRN | 

Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Komisioni Evropian vendosi të mërkurën të njohë si ekuivalente certifikatat shqiptare të vaksinimit kundër koronavirusit të ri, një vendim që pritet të lehtësojë udhëtimet e shqiptarëve të imunizuar por vetëm për ata që kanë pasur mundësinë të vaksinohem me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave. [Link] Më herët, BE pranoi si të vlefshme certifikatat e lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina e vende të tjera.

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreka e përshëndetën ngjarjen duke ftuar gjithashtu qytetarët hezitues të paraqiten për vaksinim.

“BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka,” deklaroi Rama.

“Lajm shumë i mirë,” shkroi Soreca. “Tani është koha për të marrë vaksinën”.

Certifikata Evropiane e vaksinimit mundëson mbartësit e saj që të udhëtojnë pa pasur nevojë të karantinohen në vendin e mbërritjes dhe pa pasur nevojë të bëjnë test PCR para se të udhëtojnë. Gjithsesi, këto certifikata do të jenë të vlefshme vetëm për llojin e vaksinave të miratuara në të gjitha vendet e BE-së, me pak fjalë, Pfizer, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson. Komisioni Evropian lejon gjithashtu vendet anëtare që të njohin edhe certifikatat e vaksinimit me vaksina të tjera nëse duan ta bëjnë diçka të tillë. Disa vende të BE-së si Hungaria, kanë përdorur në fushatat e tyre të vaksinimit edhe vaksinat kineze apo ruse dhe rrjedhimisht njohin certifikatat e vaksinimit me këto vaksina.

Numri i shqiptarëve që mund të përfitojnë nga ekuivalentimi i certifikatave të vaksinimit besohet se është i vogël. Shqipëria ka administruar deri më sot 1.6 milionë vaksina, por shumica e tyre janë Coronavac dhe Sputnik, të cilat nuk njihen në të gjithë BE-në. Ministria e Shëndetësisë nuk jep të dhëna konkrete se sa persona janë vaksinuar me cilën vaksinë.

Shqipëria ka gjithashtu një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, por kjo duket se lidhet me mungesën e dëshirës së popullatës për t’u vaksinuar. Fushata aktuale e vaksinimit po ecën ngadalë, pavarësisht se vaksinat më të vlerësuara, si Pfizer dhe Astrazeneka janë të disponueshme. Sipas të dhënave të Reuters, Shqipëria ka imunizuar afërsisht 28% të popullsisë ndërsa gjatë javës së fundit janë administruar mesatarisht 11 mijë vaksina në ditë. Për të vaksinuar edhe 10% të tjera të popullsisë me këtë ritëm vaksinimi do të duhen edhe 52 ditë.

Etiketa: AstraZenekaBE njeh certifikatat shqiptare të vaksinimitKomisioni Evropian.Pfizer

Të Lidhura

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

nga 27
23:07 | 09/04/2026
0

Ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në vendin e tyre...

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

nga 27
22:55 | 09/04/2026
0

Ky eshte momentii i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë...

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

nga 27
22:31 | 09/04/2026
0

Nuk ka komisione hetimore për AKSH-in dhe ARRSH-në. Me 75 vota, mazhoranca rrëzoi 2 nismat e opozitës. Para votimit, sekretari...

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

nga 27
21:05 | 09/04/2026
0

Kreu i qeverisë i vlerësoi të pavenda kritikat e njollosjen ndaj tyre si një industri që shërben për pastrimin e...

Para
Reforma në Drejtësi, Rama: Kush ka llogari të hapura me ligjin, nuk fle më i qetë

Reforma në Drejtësi, Rama: Kush ka llogari të hapura me ligjin, nuk fle më i qetë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

23:07 | 09/04/2026
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

22:55 | 09/04/2026
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

22:31 | 09/04/2026
Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

21:05 | 09/04/2026
Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

21:03 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –
  • Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –
  • Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –
  • Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –
  • Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com