Mandati i Aqif Rakipit, PDIU: S’ka vendim të formës së prerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mandati i Aqif Rakipit, PDIU: S’ka vendim të formës së prerë

19:23 | 31/12/2017
në Uncategorized
0
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi, pasi nuk ka deklaruar në formular ndalimin në Itali për vjedhje dhe emrin e rremë që ka përdorur te autoritetet italiane.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU thotë se është njohur me materialet e Prokurorisë dhe thekson se në ngarkim të deputetit Rakipi nuk ka asnjë vendim të formës së prerë gjë e cila në bazë të ligjit të dekriminalizimit parashikon ndërprerjen e mandatit.

Deklarata e plotë: 

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ne lidhje me kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme drejtuar KQZ per nderprerjen e mandatit te PDIU zAqif Rakipi  , PDIU u njoh me argumentat e dhena nga Prokuroria e Pergjithshme te formuluara vetem nga nje rrjesht, pa asnje argument tjeter ligjor. Ne u investuam nepermjet avokateve ligjore ,per te na vene ne dispozicion te plote dokumetat e ardhur nga Interpol Roma –Itali, gje qe do te mundesonte nje shqyrtim te rregullt konform ligjit ne KQZ.

Akomadhe sot  ky dokumentacion nuk eshte vene ne dispozicionin te mbrojtjes Ligjore te deputetit Aqif Rakipi. Në këto kushte, nga konsultat qe kemi bere me eksperte ligjore, që ne vendosëm t’i bëjmë publike konstatojmë si me poshte:

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi pasi sipas informacionit të ardhur nga Interpol Roma deputeti  ka përdorur një identitet të rremë gjatë vitit 1998, gjë të cilën nuk e ka shënuar në formularin përkatës. Konkretisht pretendohet se ” Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif Rakipi, lindur më 01.04.1964″.

Formulimi i mësipërm, megjithëse konfuz nga mënyra se si është shkruar, i ka mjaftuar prokurorisë që të konkludojë që deputeti Rakipi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si deputet. Por cfar thotë ligji për dekriminalizimin? Sipas nenit 2 të këtij ligji, mandati mund të ndërpritet vetëm nëse  takohet të paktën një nga rrethanat e mëposhtme:

1. deputeti të jetë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim jo më pak se gjashtë muaj për një nga veprat e listuara në pikën “a” të
nenit 2 të ligjit;

2. ose të jetë dënuar me një vendim jo përfundimtar për një nga veprat e parashikuara në këtë ligj.

3. ose të jetë nxjerrë në ngarkim të tij një urdhër arresti, ose të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar; ose të jetë dëbuar nga një shtet i BE-së.

Duke marrë të mirë qënë faktin e prezantuar nga prokurori, deputeti Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.

Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të justifikohet ligjërisht ndërprerja e mandatit të një deputeti të zgjedhur nga populli kur ligji nuk parashikon një gjë të tillë? Prokuroria, megjithse është e qartë që në rastin konkret asnjë nga kushtet e ligjit për ndërprerjen e mandatit nuk takohet, çka duket edhe në mosreferimin në asnjë nen të ligjit në fjalë, ajo gjithsesi tenton të përligj veprimin e saj, duke anashkaluar ligjin, dhe referuar vetëm vendimit të Kuvendit apo shënimeve përkatëse në formularin që ka plotësuar deputeti.

KQZ-ja, në situata të ngjashme, ka refuzuar të ndërpresë mandatin funksionarëve të tjerë, nëse nuk takohen rastet e ligjit që cituam më sipër. Konkretisht, në vendimin e tij të datës 23.03.2017, ky komision ka arsyetuar se “Në asnjë rast, ligji nr.138/2015″ Për dekriminalizim…” nuk parashikon se subjekti deklarues duhet të deklarojë gjithçka dhe çdo gjë tej atyre kërkesave që parashikon ligji dhe që i cituam më lartë….Referenca e organit të prokurorisë, në
lidhje me rastin në fjalë, nuk bëhet në mbështetje të parashikimeve të kushtetutës dhe të ligjit, por bëhet në lidhje me vendimin e Kuvendit ..dhe formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues.

Pikërisht, kërkesa në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit të miratuar nga Kuvendi, është në tejkalim të parashikimeve kushtetuese dhe ligjore. Interpretimi i organit të prokurorisë bie ndesh haptazi me parashikimet e nenit 3 të ligjit nr.138/2015, ku janë caktuar shprehimisht rastet e ndalimit për t’u emëruar në një funksion publik dhe referencat ligjore për ndalimin për emërim, apo zgjedhje në funksionet publike të cituara në këtë dispozitë i referohet po ligjit dhe vetëm nenit 2, pika 1 e tij”.

Për analogji, edhe në rastin e deputetit Rakipi, prokuroria nuk është bazuar në parashikimet kushtetuese e ligjore, por në vendimin e kuvendit dhe formularin e vetdeklarimit të miratuar nga kuvendi. Në këto kushte a do të kemi ndonjë surprizë të ndryshimit të qëndrimit të KQZ-së? Le të presim e të shofim. Pra me pak fjalë,  pretendohet që deputeti Rakipi, për shkak se në formular nuk ka deklaruar  përdorimin e një identiteti tjetër në vitin 1998, atij duhet ti ndërpritet mandati. Por cfar ka thënë Kuvendi në muajin Prill 2017, në rezolutën e tij për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ-së?
“Qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të atyre personave, për të cilët ekzistojnë shkaqet ligjore për të mos u kandiduar, për t’u zgjedhur, apo emëruar, por jo të personave që, për një arsye që nuk lidhet me fshehjen e qëllimshme, kanë referuar të dhëna të ndryshme apo të paplota në raport me të dhënat e gjendura në regjistrat publikë, të cilët janë regjistra zyrtarë e që nuk plotësohet me vetëdeklarim, por sipas procedurave të posaçme ligjore,
apo të tjerë që kanë deklaruar të dhëna shtesë pas përfundimit të afatit të deklarimit..”

Në rastin e deputetit Aqif Rakipi me të drejtë shtrohet pyetja: edhe nëse është e vërtetë që ai ka përdorur një identitet tjetër dhe nuk e ka deklaruar, a ka pas qëllim fshehjen e ndonjë rrethane që do ta pengonte atë të ushtronte funksionin e deputetit? Hetimi i thelluar i prokurorisë ka treguar se deputeti Rakipi nuk ka qënë kurrë i dënuar, i kërkuar, i dëbuar apo i arrestuar. Llogjika e thjeshte e do që mos deklarimi i përdorimit të identitetit tjetër ( gjithnjë nëse kjo është e vërtetë) është  e paqëllimshme, pasi nëse do ta deklaronte nuk do të kishte asnjë pengesë për të vazhduar mandatin e deputetit PDIU ka votuar dhe mbeshtetur pa asnje kusht Reformen ne Drejtesi dhe Ligjin per Dekriminalizimin ,por sic referohet dhe nga sa me siper ne konsulten me eksperte ligjore, ne rastin e deputetit te PDIU Prokuroria e Pergjithshme eshte ne kapercim te ligjit ..

PDIU i ben thirrje KQZ që për rastin e deputetit te PDIU z.Aqif Rakipi, as me shume as me pak te zbatoje Ligjin dhe vendimet e Kuvendit te Shqiperise. PDIU eshte besim plote se  KQZ do te mundesoje nje shqyrtim te drejte ligjor qe e aspirojme te gjithe.

Etiketa: deputeti Aqif Rakipi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kënga origjinale e Zef Jubanit dedikuar Princeshës Dora D’istria: “Ti je një yll e na shndrin Arbërinë”

Kënga origjinale e Zef Jubanit dedikuar Princeshës Dora D’istria: “Ti je një yll e na shndrin Arbërinë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com