“Po presim të mësojmë se kur do vijnë vaksinat nga Covax. Ndërkohë nga marrëveshja me Pfizer presim 50 mijë doza, në janar do vijnë 10 mijë doza. Do vaksinojmë 800 mijë qytetarë, e kemi në plan. Ne jemi besimplotë se kontrata me Pfizer do zbatohet sipas kalendarit të parashikuar, në javën e tretë të janarit mbërrijnë dozat. Po vijojmë për vaksinimin e stafeve të 4 spitaleve Covid, janë rreth 1 mijë punonjës, nga ana tjetër janë 5 mijë mjekë dhe infermierë në frontin e parë të përballjes me virusin në urgjenca e spitale. Pasi të mbarojmë me ta janë kategoria e të moshuarve në azile dhe të moshuarit mbi 75 vjeç. Nuk do kemi vetëm një qendër vaksinimi në Tiranë, por edhe të tjera në rrethe”,- shtoi ajo.
Arbana i Shijakut gati për në SPAK, 3 tendera pa garë për 6 ditë, Astrit Varaku dhe Avni Mula marrin 600 MLN lekë
Elton Arbana gati për në SPAK! Në tre tenderat e fundit ka ngritur “Flamurin e kuq” të Open Data Albania,...