Manastirliu publikon edhe foto të infermierëve shqiptarë në spitalin italian, ku shihet se ata kanë bërë shqiponjën me duar, duke bërë krenarë me këtë gjest çdo shqiptar.
“Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vëshitara, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga #COVID19. Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë. #MëTëFortë #BASHKË”, shkruan Manastirliu.