Manastirliu: Ndalon klubet e natës e diskot, 3 mln lekë gjobë kush thyen rregullin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Ndalon klubet e natës e diskot, 3 mln lekë gjobë kush thyen rregullin

12:39 | 20/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pohoi se ndalohet hapja e clube-ve të natës e diskove, ndërsa theksoi se ato po kthehen në vatra të COVID-19.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se këto aktivitete do të gjobiten me 3 milionë lekë nëse thyejnë rregullin.

Deklarata e plotë
“Siç ju kemi informuar në mënyrë të përditshme, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga Covid-19. 123 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në dy spitalet Covid, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, edhe pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafeve tona mjekësore.

Read more

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Kjo situatë që po kalojmë kërkon zbatimin rigoroz të rregullave dhe protokolleve të sigurisë. Çdo neglizhencë apo mos respektim i masave, cënon shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk bën përzgjedhje. Ai prek çdo moshë, dhe përhapet me shpejtësi, atje ku njerëzit e lejojnë.Ndërsa vihet re në javën e fundit, një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e respektimit më të mirë të masave të distancimit social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto.

Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Të rinjtë dhe personat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohë Pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

E kemi thënë dhe nuk do të lodhemi së përsërituri: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se për të mbrojtur shëndetin, duhet që gjithësecili të bëjë pjesën e vet, dhe gjithësecili të marrë përgjegjësi për veten dhe tjetrin.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se Normalja e Re kërkon edhe sakrifica, me qëllim që nesër, askush të mos pendohet për pasoja, që mund t’i kishte parandaluar thjesht përmes një sjellje më të përgjegjshme.

Çdo shtet dhe autoritet kudo në botë, ka kuptuar nga eksperienca disa mujore e luftës me virusin, se suksesi varet nga ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi i tyre me autoritetet e shëndetit. Dhe kudo, autoritet po u bëjnë thirrje qytetarëve, që në këtë luftë që do të zgjasë, të bëhen palë me autoritetet dhe jo me virusin.

Çdo shtet dhe institucion kudo në botë është duke përshtatur ditë pas dite masat, për frenimin e një pandemie, e cila do ta ketë fundin me gjetjen e kurës dhe prodhimin e vaksinës. Deri atëherë, të gjithë bashkë, do të duhet ta përballojmë normalitetin e ri me zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjenës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit tuaj”.

Etiketa: 3 mln lekë gjobë kush thyen rregullinklubet e natës e diskotMinistrja e ShëndetesisëOgerta Manastirliu

Të Lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

nga 27
15:25 | 01/02/2026
0

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

nga 27
15:21 | 01/02/2026
0

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

nga 27
14:57 | 01/02/2026
0

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Para
Thaçi takon Bashën: Bashkëpunimi politik i rëndësishëm, dialogu mbyllet me njohje reciproke

Thaçi takon Bashën: Bashkëpunimi politik i rëndësishëm, dialogu mbyllet me njohje reciproke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com