Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë 94 qytetarë që e kanë fituar betejën me sëmundjen e koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.
Krahasuar me ditën e djeshme numri është më i vogël, pasi në 24 orët e kaluara ishin 150 qytetarë që e fituan betejën me virusin e rrezikshëm.