Mbledhja e Kryesisë së PD-së po vijon ende me dyer të mbyllura në selinë blu, është shoqëruar me incidente të pakëndshëme mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.
Gjatë diskutimit edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është shprehur i pakënaqurit nga drejtimi i partisë.
Malltezi ka deklaruar se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.
“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, ka thënë Malltezi.
Pak ditë më parë, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë.