• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mallit të shpirtit tim, nipit të dashur Panos. Gjyshi i përmalluar, Zoto!”

00:54 | 31/10/2016
në Uncategorized
0

Ditët e kujtesës/ Pano Taçi, historia e bohemit të poezise shqipe, si u persekutua nga komunizmi, amaneti i gjyshit amerikan që ia solli ambasadori, William Rajerson, pas vitit 1990. Bashkjetesa me komunitetin rom në Bregun e Lumit deri në ditët e  fundit të jetës dhe disa poezi të ndjera nga “gaxhiut i mirë”

E kanë quajtur “Bohemi i poezisë shqipe”, është Pano Taçi, poet i  burgut, lirisë e dashurisë. Është një ndër ata poetë që vuajti gjatë në burgjet e internimet komuniste. Njëzetekatër vjet, i kaloi nëpër burgjet e komuniste me disa pauza të vogla.

Lexo edhe

Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi –

Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

pano-taccccciMe rrëzimin e  regjimit komunist pas viteve ’90, Pano e fitoi lirinë edhe për të shkruar e botuar, e megjithatë jeta e tij nuk do të kishte shumë ndryshime.

Pano Taçi ishte një poet dramatik e lirik që ka shkruar disa vëllime me poezi. Është vlerësuar nga shkrimtarët shqiptarë, por edhe të huaj. Ishte i përzgjedhur në Bibliotekën Tragjike Botërore në Irlandë, midis 400 poetëve të gjallë të këtij shekulli, që më shumë se tituj librash, kishte vite burgu.

Një ndër detajet e rëndësishme të publikuara në media është edhe takimi me ambasadorin amerikan në vitet e para pas rënies së diktaturës.

Amaneti

Kur erdhi në Shqipëri, ambasadori i parë amerikan, William Rajerson, një ndër takimet e tij e kishte me Pano Taçin. Kishte një amanet për të kryer. Ishte një fotografi i gjyshit të Panos me mbishkrimin “Mallit të shpirtit tim, nipit tim të dashur Panos. Gjyshi i përmalluar, Zoto. 1941”. Ishte fotografi e Pano Taçit, kur ishte i vogël. Kishte moshën e ambasadorit amerikan Rajerson, i cili e kishte njohur Zoto Taçin si jurist në kompaninë e familjes së tij. Zoto i kishte mësuar gjuhën shqipe dhe e donte shumë pasi i kujtonte të nipin, Panon që kishte moshë të përafërt me të. Ja si e rrëfen Pano, takimin me ambasadorin amerikan:

“Kur erdhi në Shqipëri ambasadori i parë amerikan pas shembjes së diktaturës William Ryerson, më erdhi në shtëpi një sekretare e ambasadës dhe më tha se më kërkonte ambasadori. Shkova në ambasadë dhe ai doli e më priti. Fliste shqip. Më tha: E di kush ma ka mësuar shqipen mua? Jo, i thashë. Ke pasur një gjysh në Amerikë? Po, i thashë, ka vdekur në ’82-in. Ç’profesion ka pasur, më pyeti? Ka qenë jurist dhe ekonomist i diplomuar në Sorbonë, i thashë unë. Po, më tha, ai është gjyshi yt.

pasno-taci
Akuza e regjimit për poetin

Më pyeti nëse kisha ndonjë fotografi, kur kam qenë i vogël, e kur gjyshi vinte në Shqipëri. Por unë nuk kisha asnjë fotografi. Ai mori një foto dhe ma tregoi. Isha unë me papion, i vogël, me pantallona deri poshtë gjurit, me një xhaketë të bukur. Nuk e njoha veten. Ai më tha ta shihja foton nga pas. Aty shkruhej: “Mallit të shpirtit tim, nipit tim të dashur Panos. Gjyshi i përmalluar, Zoto. 1941”. Kishte ardhur me pushime në atë kohë në Shqipëri, kur e kemi bërë atë foto. E ruaj edhe sot e kësaj dite.

E pyeta ambasadorin Rajerson, se si ishte njohur me gjyshin tim dhe më tha se e kishte njohur që kur kishte qenë fëmijë dhe familja kërkonte një jurist për kompaninë e tyre, për çështje që i lidhnin me Ballkanin. Gjyshi i kishte mësuar atij shqip.

“Më donte, më thoshte gjithmonë. Më kujton nipin tim Panon, që e kam në Shqipëri….”, rrëfen Pano.

Një tjetër detaj i jetës së të lidhur me poezinë, është takimi me Lasgush Poradecin… “Poezitë e tij i ve mbi gjithçka. Kur e pashë për herë të parë. Iu afrova, pastaj e preka me droje. “Njeri qenke? – i thashë. “Po njeri jam”, ma ktheu dhe qeshi…Më rrëmbenin shumë poezitë e Lasgushit. Kur e njoha më dukej sikur kisha prekur një ëndërr. Se këta poetët unë i quaja si perëndi, si njerëz të kaltër… Ashtu i përfytyroja gjithmonë, të kaltër…”
Vitet e fundit të jetës, Pano Taçi i kaloi në një dhomë përdhese te Bregu i Lumit midis komunitetit rom, mbasi shtëpinë e tij nuk ia rikthyen, pasi mbi të ishte ndërtuar një pallat, si kudo në Tiranë. Ai bashkëjetoi pa asnjë problem me komunitetin rom e egjiptian ndaj dhe ata e quanin “gaxhiu i mirë”. Madje për ata, komunitetin rom e egjiptian, Pano Taçi ka shkruar vëllimin “Kitara cigane”.

Pano taçi ndërroi jetë pikërisht atje në barakën e tij pranë miqve romë, në qershor të vitit 2012 duke lënë pas edhe këto poezi kaq të bukura bashkë me rrëfimet për mundimet të përcjella aq ndjeshëm përmes vargut: “me plagë dje, me plagë sot, ka as ka Zot!…”

vjersh-e-re

foto-e-re-vjersha

Të Lidhura

Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi –

nga 27
21:07 | 03/02/2023
0

Nëse jetoni në ambiente të lagështa, atëherë mund të përjetoni disa simptoma të padëshiruara si lëngëzim të syve, kollë, tështima, kruarje, lodhje,...

Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

nga 27
20:53 | 03/02/2023
0

Prej disa ditësh vijon aksioni i policisë për heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë ilegale nga grupet kriminale në...

Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

nga 27
20:51 | 03/02/2023
0

Luizi u skualifikua nga loja, thuajse pas gjashtë orësh. Ai ishte i pari banor që e mori me sportivitet sfidën...

Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral –

nga 27
20:47 | 03/02/2023
0

Sipas të dhënave, mjalti është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral. Ai përmirëson kujtesën, qelizat e...

Para
“Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” nga dora e Cajupit

"Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" nga dora e Cajupit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi –

21:07 | 03/02/2023
Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

20:53 | 03/02/2023
Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

20:51 | 03/02/2023

Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral –

20:47 | 03/02/2023
Guardiola në sulm për shpenzimet e Chelseas: Ne donin të na…

Guardiola në sulm për shpenzimet e Chelseas: Ne donin të na…

20:41 | 03/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi –
  • Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –
  • Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –
  • Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral –
  • Guardiola në sulm për shpenzimet e Chelseas: Ne donin të na…
  • S’ke parë gjë akoma! –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bimët më të mira kundër lagështisë së ajrit në shtëpi –
  • Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com