Mali i Çikës prej 5 ditësh vijon “luftën” me flakët. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Ndërkohë vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.
“Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!” – shkroi Niko Peleshi.
Zona me problematike mesditën e sotme ka qenë lindja e malit dhe pikërisht mbi fshatin Dhërmi. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj shprehet se avionët Canader që ishin dje nuk do të vijën më, shkak është madhësia e tyre dhe mbushja me 9 mijë litra ujë kjo e bënë të pa mundur ngjitjen në lartësinë e malit 1900 m të Çikës.