Maksi shkau – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maksi shkau

16:00 | 09/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Rrugët, sheshet, ngrehinat, zyrat, shkollat, burgjet, dhe gjithçka tjetër, duhej të ishin të gjitha të njëtrajtëshme si budallallëku, të rrafshët si qelqi, lineare deri në infinit, monotone deri në vdekje, nuk duhej të bënin asnjë përshtypje, nuk duhej të linin asnjë mbresë, nuk duhej të mbahej ment asgjë çfarë ndodhte brenda tyre, jashtë tyre. Vetë ndodhitë, sidomos intervalet reflektive mes ndodhive, ndaloheshin të ndodhnin. Asgjë nuk duhej të ngadalsohej, përshpejtohej, aq më pak të ngecte. Madje asgjë pra nuk duhej të “ndodhte”. Gjithçka duhej të “rridhte” si një lëng i trashë brenda një tubi të madh që s’dihej nga vinte, ku shkonte, kujt i duhej. E vetmja gjë që duhej të merrte vëmendje ishin halucinacionet e Diktatorit. Gjithçka tjetër që bënte sadopak përjashtim nga ky rregull i hekurt, cilësohej “shkarje”. Autori i “shkarjes”, ishte një “i shkarë”, një i çmendur që e priste çmendina, një hije që e priste internimi, burgu, pushkatimi.
Ishullarët i klithnin njëritjetrit shkarje me tu ngjeth mishi. Por shkarjet e tyre nuk i dëgjonte kush. Ishin të shurdhëta. Aty shkisnin, aty vdisnin. Pas shkarjeve vajtimtare të ishullarëve, lëngu i trashë në tubin e madh njësoj vazhdonte të rridhte; puntorët tejkalonin planin, ushtarët parakalonin, traktorët buçisnin, fshatarët korrnin, populli duartrokiste, mjelëset milnin për vitin 3 mijë.

Asgjëje nuk e tmerronte Diktaturën më tepër se “shkarja”. Shkarja, duke mos mundur të ekzistonte e vetme, shkarje pas shkarje, shndrrohej në ortek dhe rrezikonte fitoret, fatet e vendit, revolucionin. “Shkarja në kulturë”, “shkarja në art”, “shkarja në ekonomi”, “shkarja në mbrojtje”, “shkarja nga vija”, “shkarja nga parimet”, “shkarja nga morali”, ishin disa nga shkarjet. “Shkarja”, ekuivalente me çmendurinë, ishte herezia më e rrezikshme që mund të ndodhte.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por “shkarje” nuk mund të mos kishte. Pa shkarje diktaturat do ishin të përjetshme.
Një nga më të mëdhatë, më të famshmet e më të bujshme “shkarje”, ishte një pallat në qëndër të Tiranës në fillim të Rrugës së Dibrës.

Shkarjen arkitektonike kubiste që thyente monotoninë e skëterrshme ndërtimore, e kishte projektuar arkitekti Maks Velo.

Shkarja arkitektonike avanguardiste e Maksit, të cilën sado gjatë ta kqyrje nuk mund ti konstatoje asnjë rregull, asnjë simetri, ishte e hatashme. Të gjithë i mahniste. Të gjithë i zbaviste. Të gjithëve u pëlqente.

Sot e kësaj dite shkarja arkitektonike e Maks Velos në Rrugën e Dibrës është shkarja më e shkarë në tërë Historinë e Shqipërisë së shkarë dhe të pa shkarë.

Si ja arriti Maksi ta realizonte atë shkarje në ato kushte të skëterrshme ? është nga ato mistere që shkarësit gjenialë nuk i tregojnë, i marrin me vete.

Brenda uniformitetit lemeritës të gjithçkaje, ishullarëve nuk u interesonte Maksi. Ishullarët nuk merreshin me Maksin. Ishullarët merreshin me shkarjen. Për ishullarët shkarja e Maks Velos ishte më magjepsëse se ekzistenca, më sugjestive se Natyra, më misterioze se vdekja.

Pse nuk e shembin shkarjen e Maksit ?!

Përgjigja e turbullt që vinte nga fundi i Ferrit, ishte; Mund të shembim llaç e tulla. Nuk mund të shembim shkarjen e brendëshme të Maksit. S’jemi aq budallenj. Kaq gjë e dimë. Le të rrijë shkarja e një të shkari. Në atë rrugë të ngushtë, ajo shkarje borgjeze mund të shihet vetëm po të ngresh kryet përpjetë. Shqiptarët janë kryelartë nëpër epe, balada, libra, filma, jo në rrugë, jo në jetë. E ka thënë armiku Kadare, “mbi supë nuk mund të shihen yjet”. Që do të thotë se shqiptarët që sytë i mbajnë mbi tasin e supës, shkarjen në Rrugën e Dibrës nuk mumd ta shohin. Le të bëjnë pijanecat shurrën mbrapa shkarjes së Maksit ku banon borgjezi Kadare.

Shumica e shqiptarëve që donin por nuk mund të bënin asnjë shkarje, shkarja e Maksit i mjaftonte dhe tepronte për ta konsideruar Maks Velon e shkarë një hero të shkarë që me diktaturën e shkarë i kishte qëruar hesapet.

Të mos e shembnin shkarjen, dhe të shkarin e shkarjes ta linin të livadhiste për të bërë të tjera shkarje, s’mund të ndodhte. Maksit i vunë pas ca spiuna dhe e burgosën.
Të burgosurit ishin shumë. Shkarjet ishin të rralla. Para shkarjes së Maksit, burgosja e Maksit nuk bëri përshtypje. Mes rënkimeve të të gjithëve, si dhe për shkak të fohtësisë proverbiale të shqiptarëve ndaj më të mirëve të vet, me vuajtjen e Maksit nuk u muar askush. Me shkarjen e Maksit, po. Shkarja e Maksit u shoqërua me pëshpërima të frikshme dhe solemne si muzikë funebre. Për shkarjen e Maksit pëshpërimat thoshin;

Shkarjet e modernistit Maks janë inxhinieri letrare. Shkarjet e realistit kozmik Kadare janë letërsi inxhinierike. “Pallati i Kubeve” dhe “Pallati i Ëndërrave” lidhen me llagëme të nëndheshme me dalje në Vatikan. Revizionisti Kadare brenda “Pallatit të Kubeve” të Maksit, dhe i shkari Maks brenda “Pallatit të Ëndërrave” të dekadentit Kadare, përbëjnë një simbiozë ekzistencialiste që nëse kqyret me kujdes në formë dhe përmbajtje dhe nëse vlerësohet si duhet nga pikëpamja ideore, mund të nxirren konkluzione që duhen shqyrtuar në një mbledhje të posaçme…mjaft se më çmende.

Pa absolutisht asgjë meskine, mediokre, autoreferenciale, shkarja arkitektonike e Rrugës së Dibrës dhe të tjera shkarje, do mbeten dëshmi madhore të sakrificës sublime të Maks Velos që bëri sa mundi për të mos e lënë Shqipërinë të ngordhi.

Me shkarjen që e përgjaku, por nuk e vrau, Maks Velo u tregoi të dobtëve, frikacakëve, llafazanëve, se me bishën mund të luftohej, bisha nuk ishte e pamposhtur, nuk ishte e pavdekshme. I pamposhtur dhe i pavdekshëm ishte dhe është Maksi që bishën e mposhti.

Etiketa: Edison Ypi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shkodër/ Oboti nën ujë, 30 banesa të bllokuara

Shkodër/ Oboti nën ujë, 30 banesa të bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com