Një autoveturë është përplasur me një shtyllë tensioni të mesëm duke lënë pa energji elektrike qytetin e Orikumit. Sipas OSHEE-së, fatmirësisht nuk ka patur pasoja në jetë njerëzish.
“Gjatë mesnatës të ditës së sotme ndodhi një aksident, ku një autoveturë u përplas me shtyllen e tensionit te mesëm 10kV (fideri nr.3), fatmirësisht pa pasoja për jetën e dy personave brenda mjetit, por nga ana tjetër la pa energji elektrike qytetin e Orikumit.
Falë gatishmërisë, brigada e punonjësve të OSHEE-së në Vlorë mori masa duke punuar natën dhe bëri të mundur riparimin e demit dhe rikthimin e energjisë elektrike rreth orës 02:00 të mëngjesit”, bën me dije OSHEE.