Një makinë ka goditur patrullën e policies dhe për pasojë janë dëmtuar dy efektivë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në Durrës, pranë Urës së Dajlanit.
Fillimisht është menduar për t’i dërguar policët në spitalin e Traumës, por më pas ata janë trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shoferi që shkaktoi aksidentin u shoqërua në polici. Dyshimet janë se ai ishte i dehur në momentin që i përplasi.