Një 11-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe sipas policisë fëmija u përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi.
Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme.