Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në Lezhë. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit, duke përfunduar në një arë.
Gjithashtu, nga aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.