Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që u mbajt në Paris.
Kelmendi në gjysmëfinale mposhti amerikanen Angelica Delgado, kurse në çerekfinale atë nga Kanada, Ecaterina Guica. 25-vjeçarja fitoi në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale.
Vlen të theksohet se Majlinda është zgjedhur si xhudistja më e mirë e vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).