• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majlinda Kelmendi dhe flamuri i budallait

10:02 | 10/08/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Pse është krijuar një ide e përgjithshme, se shqiptarët kanë tendenca që edhe arritjeve më të mëdha t’u gjejnë arsye për t’i errësuar? Përgjigjia është shumë e thjeshtë, sepse ne kemi një dëshirë të papërballueshme ta identifikojmë veten me një pakicë leshkosh, të cilët kur i cilësojmë psikopatë na duken të kohës, ndërsa kontraversë më modernë akoma. Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi ka fituar medalje të artë në Lojrat Olimpike Rio 2016 dhe kjo është një mirësi e Zotit dhe e robit, por fatkeqësisht ne u dyzuam, të shijonim fitoren e saj historike për të 7 milionë shqiptarët, apo të lexonim nga një psikopat kontravers, analiza pa logjikë e të cilit pothuajse na u imponua, duke u shpërndarë nga të gjitha anët. Në fakt, duhej injoruar në bllok, por meqë e thamë se çfarë është trendi i shqiptarëve, mjafton edhe ta kundërshtosh individualisht. Budallai në fjalë që bën patriotin, nëpërmjet një fjalie aludon se dikush e ka mësuar Majlindën, që në podium të mos mbajë edhe flamurin shqiptar, veç atij të Kosovës me yje dhe fushë blu. Zoti Budalla, organizatorët nuk do ta lejonin kurrsesi një atlete, që në kohën kur luhej himni i vendit të saj të mbante mbi shpinë flamurin e një vendi tjetër, pavarësisht se simbolizon një hapësirë ku flitet e njëjta gjuhë dhe vetë atletja i përket të njëjtit komunitet. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës është vërtetë e sanksionuar që mund të përdoren në publik edhe simbolet e etnive, ndërsa në Lojrat Olimpike përfaqësohet një territor i kufizuar qartë dhe jo ADN-ja. Ky njeriu që e nxjerrin në ekrane dhe ka mbi shpatulla një kokë të madhe për nga përmasat, por aspak funksionale, të mbuluar nga një lëkurë rrudha-rrudha si bulldog, aludon për lidhje me serbët dhe e quan medalisten tonë “shqipfolëse”, pra joshqiptare që flet shqip. Dhe për kë të gjitha këto? Një simboli të të gjithë shqiptarëve, një vajze që ka sakrifikuar vitet më të bukura, duke u stërvitur me orë të tëra çdo ditë. Një fëmije që i shpëtoi luftës dhe që na bëri krenar aq sa ulëritëm si të çmendur. Ajo është thjesht një Kelmend, një fis historik, i cili ka nxjerrë në periudha të ndryshme njerëz të gatshëm për t’u sakrifikuar, me qëllimin që të mbajnë në këmbë kombin. Që në vite të hershme, Gruda, Hoti, Kastrati, Kelmendi, apo Shkreli kanë prodhuar martirë shqiptarë dhe në manualet informativë edhe ndërkombëtarë thuhet se shqipja gegërisht ka qenë gjithmonë gjuha e tyre, që kur njerëzit hoqën dorë nga komunikimi me shenja. Atje dominojnë shqiptarët autoktonë, katolikë dhe myslimanë, të cilët jetojnë në një harmoni të shkëlqyer, ndërsa ky lëtyra paragjykon një pinjoll të asaj treve. Për të gjitha këto, qoftë edhe për të qenë absolutisht kundër gjakprishurëve të tillë me kokë të madhe, por fare bosh, aq sa po të thërrasësh brenda do të të jehojë zëri, ne të tjerët duhet të jemi krenar për Majlindën. A po, ne nuk duhet të jemi krenarë për ata që kanë tagrin të organizojnë përfaqësimin e Shqipërisë në Rio, pasi i gjithë vendi i delegoi flamurin, ndërsa ata e përdhosën. Budallait që bën show nuk i bëri padyshim përshtypje, ndërsa ne të tjerëve sigurisht që po, fakti që në paradën e hapjes së Olimpiadës mungoi një sportiste për arsyen banale se nuk kishte kostum. Dhe e dini sa pak kushton ajo veshje? Shumë pak, sepse në këtë Shqipëri të varfër, një pjesë e mirë e këtyre që fatkeqësisht kanë të drejtën t’i japin kuptim flamurit edhe leckat që pastrueset i përdorin për t’i marrë pluhurat në shtëpitë e tyre i kanë më firmato. Pse duhet të jemi krenar me këta tanët, kur në një kohë kur të gjithë të tjerët festonin gjatë ritit të parakalimit, sa nuk u kapën me grushta për të vendosur se kujt i takonte për të qenë në rreshtin e parë? Të jemi krenar, kur një sportist në gjashtë nuk donte të garonte për arsye se ishte fyer publikisht nga presidenti i KOKSH, kur një notar mund të humbasë përfaqësimin për shkak të një ngatërese banale. Apo sepse, flamurmbajtësja jonë, Luiza Gega, e cila do të garojë në 3000 metra me pengesa, një garë kjo shumë teknike, është stërvitur në Korçë, në një pistë të pavizuar dhe pa pasur në dispozicion pengesat, madje as gropën nuk ia mbushën asnjëherë me ujë. Këta e kanë atë flamurin, që këtij patriotit të shtirur dhe disa të tjerëve që i bëjnë tifozllëk budallalëkut të tij, i ka munguar, por çfarë vlere i dhanë. Ndërsa Majlinda fitoi dhe ia dedikoi suksesin të gjithë shqiptarëve … pa patur nevojë për flamur.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Etiketa: flamuri i budallaitlëtyraLojrat Olimpike Rio 2016Luiza Gegamajlinda kelmendisaimir demixhudistja shqiptare

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Arben Llallës i vjedhin identitetin në Maqedoni

Arben Llallës i vjedhin identitetin në Maqedoni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

16:03 | 23/03/2023
Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

15:57 | 23/03/2023
Rama ka gjithnjë dikë që… –

Rama ka gjithnjë dikë që… –

15:53 | 23/03/2023
Kampionët do ndeshen në Bangkok –

Kampionët do ndeshen në Bangkok –

15:47 | 23/03/2023
Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

15:41 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –
  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –
  • Rama ka gjithnjë dikë që… –
  • Kampionët do ndeshen në Bangkok –
  • Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –
  • Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –
  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com