“Votimi i Reformës në Drejtësi ishte edhe një terapi për frikën ndaj saj”. Kështu e ka quajtur miratimin Pandeli Majko, i cili në një postim në Facebook shprehet i kënaqur për këtë proces.
Deputeti socialist shkruan se është i vetëdishëm se ishte larg të qënit produkt i plotë i politikës sonë “sovrane”
“I kënaqur me votimin e Reformës së Drejtësisë. I vetëdijshëm se ishte larg të qënit produkt i plotë i politikës sonë “sovrane”. Pa forcën e miqësisë amerikane dhe insistimin europian, mungesa e përgjegjësisë ishte një hap larg triumfit. Votimi i Reformës ishte edhe një terapi për frikën ndaj saj. Falenderim për të gjithë ata që ndihmuan.
Sot, një ditë e re për Shqipërinë”, shkruan Majko në FB.