“Shpresojmë në një reflektim të minutës së fundit nga ana e opozitës”
Deputeti socilaist Pandeli Majko, akuzoi sot opozitën se po pengon reformën në drejtësi pasi me disa propozime të fundit e kthen procesin në fillimet e veta. Pas mbledhjes së komisionit tyë Reformës në Drejtësi, Majko tha: “Sot u bënë disa propozime nga opozita që e kthejnë punën nga e para”. Do të jetë një sistem që nuk do të ketë një palë zgjedhje por disa palë dhe është jashtë çdo logjike ajo që quhet ‘kapja e këtij sistemi.
Me shumë vullnet shpresoj të kemi një reflektim për gjetjen e një konsensusi kaq të nevojshëm. Ngërç, nuk ka sepse ka një qartësi nga ekspertiza ndërkombëtare. Ngërç nuk ka sepse kemi dy oponenca nga Komisioni Europian. Shpresojmë që deri në momentin e fundit të kemi një moment reflektimi”, tha Majko.