Nga Fjodor Dostojevski
Më duket se kam aq forca sa të mposht gjithçka, çdo vuajtje, çdo dëshirë mundim vetëm që të mund t’i them vetes çdo minutë: unë jam; në mes mijëra mundimesh, por jam, mes torturash përpëlitem, por jam! Majë hurit rri ulur, por ekzistoj ama, e shoh Diellin… edhe po të mos e shoh, e di që është. Kur e di se Dielli është, do të thotë se jeton.
(Fragment nga libri “Vëllezërit Karamazov”)