Jo vetëm ai vetë, por edhe djemtë e Donald Trump duket se gëzojnë antipatinë e të gjithëve, veçanërisht të amerikanëve.
Shkak për këtë nuk janë vetëm deklaratat tepër guxuese të Trump, por edhe veprimet e shëmtuara të tyre. Kështu, djemtë e Donald Trump pëlqejnë të gjuajnë kafshë të egra, veçanërisht leopardë dhe postojnë në rrjetet sociale shpesh foto me këto kafshë të ngrodhura. Por, disa personazhe të njohur e dënojnë rëndë këtë akt të dy vëllezërve dhe njëra ndër ta Madonna: “Çfarë idiotësh! Ju duket normale të vriten këto kafshë për sport?! Pyesni Donald Trump Jr dhe vëllanë e tij Eric. Një arsye më shumë për të votuar Hillary”, shkruan këngëtarja krah një fotoje të postuar të dy djemve, teksa mbajnë një leopard të vrarë në duar. Madje, babai i tyre iu ka dalë në ndihmë duke sugjeruar të tjerët që të gjuajnë leopardë në Afrikë.