Luti ka të drejtë të hënën, unë të djelën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luti ka të drejtë të hënën, unë të djelën

09:48 | 08/02/2016
në Uncategorized
0

Nga: Enkel Demi

Të hënën e shkuar Lutfi Dervishi publikoi një vëzhgim të shkurtër, i cili ishte nga ato gjërat e këndëshme, por që rrëfejnë të vërteta që na nxjerrin ne, punëtorëve të shtypit në pozita qesharake. Ja çfarë ka shkruar Luti:

“Emisonet me televizonet ne Shqiperi sonte, dita e parë e javës!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Tv1. Bisedë me Adriatik Llallën

Tv 2. Bisedë me Edi Ramën

Tv3. Bisedë me Gert Bogdanin

Tv4. Bisedë me Lefter Kokën

Tv5. Bisedë me Erion Velinë

Tv 6. bisedë me analistë

Tv7. Bisedë me analistë

Tv 8. bisedë me analistë…

Ndërkohë në të njëjtën orë televizionet britanike

BBC1. A do të gënjeja dot ty! – serial komik

BBC 2. Sfidat e Universitetit – kuiz për studentët

BBC 3. Mos i trego nuses – dhëndri organizon gjithçka për ditën e martesës në 60 minuta

BBC4. Mrekullitë e natyrës – ishujt dhe evolucioni tyre

Channel 4. Si të paguash më pak për të kaluar pushimet

ITV. Peisazhet më mahnitëse të Britanisë!

dhe plot kanale te tjera, por…asnjë kanal duke folur për politikë!

Sa mbrapa kanë mbetur anglezët!”

Unë, vetë isha ai i Gert Bogdanit. Fill, pasi lexon një shënim të këtillë pyetja është përse ndodh kjo gjë në Shqipëri dhe nuk ngjan në vende kaq të zhvilluara që e kanë shpikur televizionin si Anglia. Kjo ka të bëjë me tregun e vogël që përfaqësojmë ne shqiptarët, volumin e reklamës dhe kostot që duhet të hedhim në lojë. Është fakt, që në pikëpamjen teknologjike, studiove, infrastrukturës, në Shqipëri është shpenzuar shumë më tepër se vendet e tjera të rajonit dhe krahasohemi bajagi mirë me Italinë e Greqinë. Por, këto investime u bënë në një kulm ekonomik, kurse erdhën edhe si pasojë e sjelljes energjike në media të Dritan Hoxhës, i cili tërhoqi në këtë lojë me vete dhe vagonët e kanaleve të tjera konkurente. Tani, që kemi prej disa vitesh të gjata krizë të thellë ekonomike, rrudhje të ndjeshme të buxheteve të reklamës, të gjithë janë të prirur tek emisionet me kosto shumë të lirë. Bisedat në studio, intervistat, debatet, me një fjalë politika është me çmim dysheme.

Por, në vëzhgimin e Lutfiut përmenden gjashtë kanale angleze, nga të cilat katër janë publike. Këtu duhet të nisë një debat, nëse ia ka njeri ngenë, sepse kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga media publike dhe këtë e ka thënë shkoqur. Në Shqipëri tregu mediatik mund të rifutet në rregulla loje, mund të afrojë më shumë zbavitje, informacion, dokumentarë, formate, mbrëmje gala, spektakël, filma, vetëm nëse i heq vargonjtë e robërisë RTSH-së dhe e bën atë kompetitive në treg. Kjo do sjellë në një kohë shumë të shkurtër kontrata pune të rregullta, shuarjen e piraterisë, zverdhjen e kulturës së telenovelave të Orientit, shumë më pak politikë, gazetarë më të përgjegjshëm dhe fundin e jetës së gjobës e shantazhit mediatik që është sporti i preferuar i sotëm.

Pyetja është që ata të tjerët, përveç atyre të bisedës me Gert Bogdanin a e dëshirojnë këtë?

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Flenkenstein dhe Kukan në Tiranë për dekriminalizimin

Flenkenstein dhe Kukan në Tiranë për dekriminalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com